OFL i dërgoi formularin, Hoxha publikon foton e Ramës me Çapjan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë emisionit “Opinion” gazetari Artan Hoxha tha se operacioni Forca e Ligjit është e vështirë të besohet. Ai publikoi një foto të kryeministrit Edi Rama me personin që është përmendur në listën e OFL-së, Ardian Çapja.

Hoxha tha se ky person është përfolur se ka mbështetu PD-në, ndërsa nga ana tjetër ai ka një foto me kryeministrin në periudhë fushate. Nga ana tjetër, shtoi Hoxha, kryeministri ka denoncuar lirimin e nipit të Ardian Çapes, Florenc Çapja me vendim gjykate dhe OFL i ka kërkuar atij të deklarojë pasurinë.

Jemi para fushatës së zgjedhjeve, personi është i listuar në listën që ka publikuar OFL. Ky këtu është Ardian Çapja, ky është kryeministri. Në ndryshimet e ligjit, pika 14 thotë se çdo gjyqtar apo prokuror që shoqërohet me persona nën hetim do të penalizohet.

Zakonisht Edi Rama akuzohet se ka lidhje me Çelat, dhe që i ka favorizuar. Çapjat janë akuzuar se kanë marrëdhënie me PD. Kur kryeministri Rama prezantonte KÇK, tha se gjyqtarë të caktuar nxjerrin nga burgu kriminelë. Ngjarja që ai iu referua ishte nxjerrja e nipit të Çapes nga paraburgimi me vendim të gjyqtarit Kullolli.

Në kohën kur kemi në burg një të penduar që ka pasur lidhje me vrasjen që ai akuzohet, gjyqtari vete e liron këtë person. Sapo del lista ky person i është lexuar emri dhe është thënë që në bashkëpunim ka marrë pjesë në një sërë vrasjesh. Një foto tjetër të këtij personi e ke vetëm kur i kanë bërë atentat ose kur e kanë arrestuar. Tani si ta besoj unë këtë?” tha Hoxha.

Të fundit

Meta urdhëron analizë për rezultatin e zgjedhjeve, për çfarë dyshon kreu i PL?

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka urdhëruar anëtarët e partisë së tij dhe ata të kryesisë që...

PD kërkesë urgjente KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e 11 majit

Në vazhdën e kontestimeve të votës së diasporës, Partia Demokratike kërkon zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të mos certifikojë rezultatin përfundimtar të...

E dinit që Hermès ka një shkollë për trajnimin e artizanëve?

Në vitin 2021, Hermès hapi një kapitull të ri në ruajtjen dhe zhvillimin e mjeshtërisë së saj tradicionale me krijimin e École Hermès des...

4 arsye pse Bayern më në fund ka gjetur trajnerin e ëndrrave

Kur Bayern festoi titullin kampion, vëmendjen kryesore e mori Thomas Muller, si legjendë e klubit që po largohet. Gjithsesi, një njeri kyç i skuadrës...

“Të jetë njeriu kaq i trashë”/ Evi Kokalari ‘shpërthen’ ndaj Berishës: I sëmurë psiqik…

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar lidhur me qëndrimin e mbajtur nga kreu demokrat, Sali Berisha, i cili pas humbjes së zgjedhjeve në 11...

Lajme të tjera

Web TV