Zjarret në Itali/ Draghi nënshkruan dekret për mobilizim kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri italian Mario Draghi u detyrua të nënshkruajë një dekret për mobilizimin kombëtar të sistemit të mbrojtjes civile, pas kërkesës nga rajoni Sicilian, për të përballuar zjarret e mëdha që kanë përfshirë ishullin,.

Departamenti tani po punon për të koordinuar dërgimin e vullnetarëve dhe organizatave kombëtare, të cilët do të bashkëpunojnë për shuarjen e zjarrit. Tashmë drejt Sicilisë janë nisur skuadra të përgatitura për fikjen e zjarreve nga Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Lombardia, Piemonte, Veneto, Trento e Bolzano.

Siçilia po digjet prej disa ditësh nga dhjetëra vatra zjarresh për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë arritur deri në 40 gradë si dhe erës që favorizon flakët. Sipas lajmeve në mediat lokale, si rezultat i zjarreve që shpërthyen në pika të ndryshme të ishujve të Sicilisë dhe Sardenjës si dhe të rajonit të Kalabrisë, janë shkrumbuar  mijëra hektarë tokë.

Në zjarrin e shpërthyer më 24 korrik në provincën Oristano në perëndim të ishullit të Sardenjës, u dogjën 20 mijë hektarë tokë, ndërsa u evakuuan 1.500 persona. Italia përveç avionëve të saj zjarrfikëse, kërkoi nga vendet e BE-së avionë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Christian Solinas, kreu i Administratës Autonome të Sardenjës, theksoi se nuk mund të llogarisë dëmet e shkaktuara nga zjarret, duke kërkuar mbështetje emergjente ekonomike nga qeveria qendrore për kompensimin e dëmeve.

 

Të fundit

Sulmi në qendër të Mynihut, ndërron jetë fëmija 2-vjeçar

Dy ditë pas një sulmi në një demonstratë në Mynih, një fëmijë dyvjeçar, i cili ishte plagosur rëndë, humbi...

Tërmeti me magnitudë 4.7 godet Greqinë

Një tërmet me mganitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter goditi Greqinë mbrëmjen e së shtunës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në...

Kongresin Botëror i Ligjit në 2027 në Tiranë,ish-deputeti i PS-së: Shqipëria është pjekur

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ka folur në studion e Neës 24 në lidhje me Kongresin Botëror të Ligjit, që do të organizohet...

Zelensky: Mbështetja e garantuar e Amerikës për Evropën ka mbaruar

Presidenti i Ukrainës ka paralajmëruar se ditët e mbështetjes së garantuar të SHBA-së për Evropën kanë mbaruar, pasi ai i kërkoi kontinentit të bashkohet...

“Qumështit t’i ulen taksat”/ Ekspertët e bujqësisë propozojnë që të hiqet TVSH 20%

Subvencionimet në blegtori janë të pamjaftueshme për të konkurruar qumështin e importit. Kjo është dhe arsye se përse industria kërkon që një litër qumësht ta...

Lajme të tjera

Web TV