Bëhuni gati për të parë “Hënën e dëborës” këtë fundjavë, ja fenomeni i rrallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fundjavë “Hëna e dëborës” do të shfaqet nga e premtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes, por mos u shqetësoni: nuk do të ndikojë në mot. Prisni një shfaqje mahnitëse astronomike të Hënës së plotë e njohur ndryshe edhe si “Hëna e dëborës”.

Sipas Fermerëve “Almanac”, fiset verilindore të Amerikës iu referuan hënës së dytë të plotë të dimrit si Hëna e dëborës, për shkak të borës së madhe që binte në shkurt.

Hëna e këtij muaji gjithashtu konsiderohet si një “superhënë” nga disa ekspertë, që do të thotë se do të jetë një nga hënat më të mëdha të vitit 2020 dhe do të duket veçanërisht e madhe, kur ngrihet dhe perëndon.

Sidoqoftë, ekspertët nuk pajtohen për atë që përbën një “superhënë” sipas EarthSky. Ndërsa Fred Espenak, i njohur si “Z. Eclipse”, rendit ngjarjen e kësaj fundjave si një “superhënë”, të tjerët argumentojnë se nuk është ashtu.

Astrologu Richard Nolle llogarit superhënën e parë të këtij viti, të zakonshme, siç ndodh më 9 Mars.

Superhëna është një hënë e plotë dhe ndodh kur Hëna është në pikën më të afërt me tokën në orbitën e saj. Kjo hënë është e rëndësishme edhe për arsye të tjera, sipas NASA.

Hëna e plotë sinjalizon fillimin e festimeve hebraike të Tu BiShvat, i njohur si “Viti i Ri i Pemëve”.

Kjo është gjithashtu hëna e parë e plotë e Vitit të Ri Kinez, i cili nënkupton fundin e festimeve të Vitit të Ri Kinez dhe ditën e festivalit Kinez Lantern.

Hëna përkon gjithashtu me një festival të rëndësishëm Budist, Magha Puja, më 9 shkurt.

Super Hëna, dukshmërinë maksimale të saj do ta ketë në orët e para të mëngjesit të së dielës, 9 shkurt.

Lexo edhe :  15 gusht 1947 – Pavarësia e Indisë dhe lindja e Pakistanit

Këto fenomene të pazakonta janë gjithashtu interesante edhe në aspektin astrologjik.

Astrologët besojnë se “Hëna e dëborës” mund të na ndriçojë rrugën dhe t’i bëjë vendimet tona më të lehta, duke na çliruar nga disa iluzione, qoftë në dashuri apo edhe biznes.

Ndikimi i kësaj periudhe do të ndjehet më së shumti nga personat e lindur në shenjën e Virgjëreshës, Peshqit, Shigjetari dhe Binjakët, si dhe te ata që kanë dhënë shenjën ose hënën në këto shenja. “Hëna e dëborës” do të shihet në mbarë botën.

Të fundit

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes...

Kush ishte Pippo Baudo, prezantuesi ikonik italian

Një nga figurat më të shquara të ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta sot në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi...

“Alaska, Putin i vetmi fitimtar”, gazetari: Ka marrëveshje për shkëmbime territoresh

Gazetari Artur Nura thotë se nga takimi në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, fitimtar, nga ana gjeopolitike, ishte...

Moti për sot: Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime si...

Mediat gjermane: Vuçiç po e çon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore...

Lajme të tjera

Web TV