Largimi i Messit nga Barcelona tronditi botën e sportit/ Ja klubet kryesore ku mund të luajë futbollisti sezonin e ardhshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklarata e ekipit të Barcelonës se Leo Messi nuk do të rinovojë kontratën e tij për shkak të pengesave financiare, tronditi botën e futbollit mbrëmjen e djeshme.

Futbollisti argjentinas është tashmë i lirë për të vendosur  me cilin klub do të nënshkruajë për sezonin e ardhshëm , pas dy dekadash si lojtar i Barçës.

Sipas skenareve dy janë kandidatët kryesorë të cilët mund të lidhin kontratë me një prej sportistëve më të mirë në historinë e futbollit.

Varianti i parë është që ylli argjentinas të luajë për francezët e PSG-së. Parizienët edhe më herët kanë tentuar të arrijnë një kontratë me Messin, por kjo nuk është arritur të konkretizohet. Fakti që klubin e drejton një argjentinas dhe vetë Messi ka marrëdhënie të mira me shumë prej lojtarëve që janë bashkëpatriotë mund ta çojë atë drejt PSG.

Variant i dytë është Manchester City, i përfolur prej kohësh si një alternativë e “Pleshtit”, për shkak se lojtari është një njohje e vjetër i Pepae  Guardiola, që ka drejtuar më parë Barcelonën.

Të fundit

Kur ekrani prekte yjet, një kujtesë për kinemanë që jetoi në makinë

Përgatiti: Leonard Veizi Ishte një mbrëmje e ngrohtë pranvere, kur ndodhi një ngjarje që do të ndryshonte mënyrën se si...

Myslimanët shqiptarë falin Kurban Bajramin te ‘Dëshmorët e Kombit’, luten për Gazën

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Falja e Kurban Bajramit këtë vit nuk u bë në Sheshin Skënderbej, por në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”....

Ndeshja me Serbinë, De Biasi tregon formulën e fitores: Duhet të mendojmë vetëm…

Ish trajneri i Kombëtares Gianni De Biasi komentoi për emisionin Top Story në Top Channel ndeshjen e së shtunës Shqipëri-Serbi. Çfarë mbani mend nga ndeshja...

Kurban Bajrami në Mekë: Një pelegrinazh mes sakrificës dhe mrekullisë

Kujtimet e një shqiptari për Haxhin e vitit 1998 Nga Leonard Veizi Teksa avioni ulej në pistën e pafundme të Xhidas, pelegrinët shqiptarë ndienë se ëndrra...

Avokati: Veshjet shiten deri 50 herë më shtrenjtë se çmimi i prodhimit!

Avokati Ili Gërdupi tha më studion e Quo Vadis në Vizion Plus se çmimet e veshjeve shiten deri në 50 herë më shumë se...

Lajme të tjera

Web TV