Gjermania ndërhyn në debatin mbi Minishengen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Rikthehet sërish në vëmendje çështja e Minishengenit ballkanik. Pas debateve të shumta sidomos mediatike nga dy anët e kufirit Shqipëri – Kosovë pas nënshkrimit në Shkup të “Open Balkan” nga tre shtete të rajonit, vjen një përgjigje për mediat e Kosovës nga qeveria gjermane që shprehet se e mbështet hapur këtë inisiativë të re. Zëdhënësi i kësaj qeverie deklaroi se “Çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është i dobishëm. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që bashkëpunimi të mbetet gjithëpërfshirës dhe i hapur për të gjashtë vendet në rajon. Kjo është arsyeja pse ne e mbështesim fuqishëm Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal”. Përgjigja është e drejtpërdrejtë dhe nuk lë asnjë hapësirë keqkuptimi dhe duket si një kovë me ujë në debatin e ndezur por të padobishëm se Shqipëria ka devijuar nga projekti mbi Procesin e Berlinit dhe se është bërë palë me armiqtë e në dëm të Kosovës. Për ta rikthsuar më qartë, zëdhënsi i qeverisë së Gjermanisë shprehet se: “Krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor e riafirmuan angazhimin për këtë projekt historik në Samitin e fundit të Procesit të Berlinit më 5 korrik. Detyra urgjente tani është të finalizohen negociatat e katër marrëveshjeve për lirinë e udhëtimit me kartat e identitetit, lirinë e udhëtimit për shtetasit e vendit të tretë dhe njohjen e kualifikimeve akademike e profesionale”. Procesi pra është i njëjtë dhe komplementar përsa i përket angazhimeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal. Madje sipas qeverisë gjemane, përpjekjet e nisura “duhet të ridyzohen për ta arritur këtë hap të rëndësishëm përpara deri në samitin BE – Ballkan Perëndimor më 6 tetor”. Prononcimi i zëdhënësit të qeverisë gjermane ndonëse ka si fokusim inisiativën e “Open Balkan”, duket sikur është bërë enkas mbi debatin e kohëve të fundit midis Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe pozicionimi i gjermanisë në këtë rast është dukshëm i qartë. Atëherë të ngremë ca pyetje pas gjithë kësaj gjullurdie pseudopatriotike: a kish ndonjë devijim Shqipëria apo qeveria e saj në inisiativat rajonale apo po përmbyshte angazhimet e ndërmarra dhe interesat e vendit të saj? Kush dhe pse nuk u përmbahet detyrimeve, por vijon të harxhojë kohë për vendin duke u tërhequr në debate mbi të tretë, siç është Serbia? Kujt i intereson kjo polemikë dhe çfarë vlerash ka një garë se kush është më patriot kur ai është shterpë dhe nuk sjell asgjë në magjen e ekonomisë së qytetarëve dhe të interesave të vendit?

Të fundit

Morena Taraku bëhet pjesë e serialit të famshëm turk, këndon në shqip

Morena Taraku së fundmi është bërë pjesë e një seriali turk, ku dhe këndon në gjuhën shqipe. Artistja interpreton rolin...

Fluks i lartë në Portin e Durrësit, në 8 ditë hynë 25,477 udhëtarë

Nëpërmjet Portit të Durrësit nga data 20 dhjetor dhe deri sot kanë hyrë në vendin tonë 25,477 udhëtarë dhe 7,738 automjete. Ata janë kryesisht shqiptarë...

2024, viti i SPAK-ut

Nga ARTUR  AJAZI Po mbyllet një vit plot ngjarje, arritje, suksese, punë të kryera dhe të pambaruara. Ashtu siç po mbyllet një vit me plot...

Njohja e viteve të punës para 1994/ Gonxhja: Eliminohen mijëra procese gjyqësore në vit

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), u miratua në Këshillin e Ministrave Projektligji për njohjen e periudhave të punës në...

Rama ndan pamjet/ Turistët në kodrat e mrekullueshme të Karaburunit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndau sot në Facebook, pamje nga kodrat e mrekullueshme të Karaburunit. Në video shihen grupet e turistëve që kanë zgjedhur këtë...

Lajme të tjera

Web TV