Ditën e sotme “Panorama Plus” raporton se deri më tani janë konfirmuar si pjesëmarrës emra si moderatorja Hygerta Sako, këngëtarja Valbona Mema dhe ish-fituesi i “Big Brother” Vesel Kurtishaj. Po e njëjta media shkruan se drejtuesit e formatit kanë hyrë në bisedime edhe me këngëtaren Bleona Qerreti, por ajo nuk ka pranuar për shkak të pagesës së ofruar. Megjithatë, nuk mund të themi me siguri nëse këto personazhe do jenë pjesë e shtëpisë të cilësuar si “më e famshmja në Shqipëri”.
Kujtojmë se disa ditë më parë gazetari i njohur i showbizit, Eraldo Rexho, zbuloi disa detaje duke treguar se deri më tani janë përzgjedhur 90% e banorëve pjesëmarrës. Ndërkohë ai tha se në reality show-n që do të nisë së shpejti pjesëmarrës nuk do të jetë asnjë personazh i “Për’puthen” siç është aluduar nëpër media.