Trafiku i armëve/Po shisnin pistoleta Glock në Bari, pranga dy shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte momenti kur dikush ishte afruar të blinte armët, kur policia italiane ka ndërhyrë. Ka bërë bllokimin e mallit dhe ka vënë në pranga dy shitësit, teksa dyshohet që blerësi te ketë qenë një person i in filtruar. Policia italiane e ka bërë bllokimin në Bari ndërsa bëhet me dije se janë sekuestruar armë të sofistikuar.

Mediet italiane bënë me dije se bëhet fjalë për dy shqiptarë 31 dhe 35 vjeç të cilët u arrestuan nga karabinierët e Barit pasi zbuluan teksa po tentonin që të shisnin disa pistoleta. Ata janë zbuluar pas përgjimeve të policisë italiane ku në një stacion dy shqiptarët ishin ndaluar për të biseduar për pazarin e armëve. Sapo ata kanë shkëmbyer pakon ku në të ishin futur 5 pistoleta, ka ndërhyrë policia duke i arrestuar. Të dhënat tregojnë se pistoletat e sekuestruara ishin të markës ‘Glock’, modeli 17, kalibri 9 x 17 dhe si dhe 85 fishekë. Tashmë të arrestuarit do të përballen me akuzat e shitjes së armëve dhe municioneve luftarake, ndërsa pesë armët do t`i nënshtrohen një ekspertimi për të mësuar nëse është bërë qitje me to dhe në çfarë ngjarjesh.

Policia italiane nuk tregon nëse bëhet fjalë për armë të dala nga Shqipëria apo janë trafikantë që veprojnë brenda territorit italian. Kujtojmë që kohëve të fundit Italia është sunduar nga atentate të bujshme dhe tejet të sofistikuara, kryesisht në Romë dhe në rrethina. Asnjë prej ngjarjeve me atentate nuk është zbardhur, ndërsa opinioni publik është ngritur kundër hetimit vendas për çështjet e krimit në qytetet e mëdha.  n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV