“Anti-shpifja”/ Komisioni i Venecias, të dielën vjen delegacioni në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në datat 9 -12 shkurt, një delegacion nga Komisioni i Venecias do të vizitojë Tiranën.

Vizita e këtij delegacioni vjen pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, më 30 dhjetor, ku kërkonte një opinion mbi emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Qëllimi i vizitës së tyre gjithashtu bëhet edhe në kuadër të dhënies së opinionit për dy projektligjet, siç është paketa “anti-shpifje” dhe Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Komisioni ka konfirmuar vizitën  dhe ka bërë të ditur axhendën e takimeve që do të ketë gjatë ditëve të qëndrimit në Tiranë.

Mësohet se delegacioni do të ketë takime me autoritetet shqiptare, duke filluar gjatë paradites së datës 10 shkurt, me vizitën në Kuvend, ku do të priten nga Kryetari Gramoz Ruçi.

Delegacioni i Komisionit të Venecias do të vijojë takimet me Grupin Parlamentar Socialist, dhe me Grupin e Partive Opozitare në Parlament.

Po në datën 10 shkurt delegacioni do të mbajë takime me anëtarët e Komisioneve Parlamentare, siç është Komisioni i Medias dhe Komunikimit, Komisioni i Ligjeve, etj.

Delegacioni do të vijojë me takimet me anëtarët e Këshillit të Ministrave, ku do të takohen me Ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, dhe atë të Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Axhenda e takimeve në datën 10 shkurt do të mbyllet me takimin e përfaqësuesve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Në datën 11 shkurt, takimet nisin me Kreun e Shtetit, presidentin Ilir Meta, i cili do të zhvillohet në orën 10.00 në Presidencë.

Më tej në takimi do të vazhdojë me Vitore Tushën, Gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, gjithashtu dhe me përfaqësues të Gjykatës Administrative ku është njoftuar se do të flitet për çështjet që kanë të bëjnë me median.

Lexo edhe :  ‘Kuvendi është kthyer në repart ushtarak’, deputeti demokrat kritikon kolegët

Pasditja e datës 11 shkurt do të vazhdojë me takimin që do të zhvillojë delegacioni me Avokaten e Popullit Erinda Ballanca dhe kreun e AKEP Tomi Frashëri.

Të fundit

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfimi emocional i Big Bastës

Këngëtari Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit Big Basta, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “S’e Luan Top”, ku...

Berisha: Në PS po i nxjerrin ‘sytë’ njëri-tjetrit

Kryedemokrati Sali Berishaka deklaruar se Partia Demokratike dhe ajo Socialiste dallojnë nga njëra-tjetra për faktin se në PD kanë respekt për njëri-tjetrin, ndërsa në...

2024, viti i SPAK-ut

Nga Artur Ajazi Nuk ka pse ti themi atyre të SPAK-ut “jeni heronj” dhe ti varim ndonjë dekorate. Po mbyllet një vit plot ngjarje, arritje, suksese,...

Lajme të tjera

Web TV