Çun Lajçi reagon ashpër ndaj postimit të Gold AG: Faluni për vete, Zoti nuk do reklamë të rreme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme është bërë virale një fotografi e reperit Gold AG, i cili ndali veturën në Rrugën e Kombit për të falur namazin.

Lidhur me këtë, reagimet kanë qenë të shumta në rrjete sociale e një të tillë e bëri edhe aktori Çun Lajçi.

Autori i mirënjohur ka treguar një rast ku i ka kërkuar djalit të tij ta fotografoj pasi sipas tij të gjithë po bëjnë publike çdo gjë.

I njëjti madje i ka hedhur ‘kunja’ drejtpërdrejt artistit të njohur duke shtuar se duhet të luten për shpirtin e tyre, e jo për fotografi.

Postimi i plotë i Lajçit :
“Faluni për vete jo për fotografi

Edhe unë i thash djalit; ndalu buzë Rrugës se Kombit, se du me shkru diçka.

Shkruej n’veturë m’tha!

Jo i thash. Du me shkru e ti me m’fotografu. Le ta shohin njerëzia se sa i ditun jam!

A din pse?

Sepse kështu po bajnë do djem t’ri. Po e parkojnë kerrin n’autostradë. Po e shtrojnë sexhadën e po u thonë shokëve: Fotografom kur t’falna, se du me m’pa njerëzia sa besimtar i devotshem jam!

Unë shkruej se ma thotë zemra, por edhe ata duhet t’lutën për shpirtin e tyne, por jo për fotografi, se Zoti s’don reklamë t’rreme!”.

Të fundit

Deputetët e PS para mbledhjes së grupit: Nuk komentojmë drejtësinë

Deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë komentuar arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Deputetët e Partisë Socialiste nuk...

LaCivita krah Berishës/ Reagon Evi Kokalari: PD s’ka shans për fitore!

Aktivistja shqiptare pranë Partisë Republikane dhe presidentit Trump, Evi Kokalari ka reaguar në rrjete sociale lidhur me praninë e Chris LaCivita krah Berishës ditën e sotme....

Arrestimi i Erion Veliaj/ Nën hetim deputetja e PS, SPAK: Pengoi zbulimin e të vërtetës

Në njoftimin zyrtar për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, mesditën e kësaj të hëne, SPAK zbulon se ka vënë në hetim edhe një deputete...

Kur paratë nuk e blejnë dot respektin, konsulenti amerikan gati të ikë pa takuar Berishën

Fatura e çmendur që Sali Berisha duhet t’i ketë paguar, ose të paktën ka rënë dakord me strategjistin e fushatës së Donald Trump, Christopher...

Arrestimi i Veliajt/ Reagon Berisha: Falë opozitës, po shembet piramida e krimit

Këtë të hënë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjithashtu, Berisha theksoi se arrestimi...

Lajme të tjera

Web TV