Platforma e Krimesë në Kiev, Spiropali: Dënojmë aneksimin e Krimesë, kërcënim serioz për paqen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e pranishme në Samitin e Platformës së Krimesë në Kiev, deklaroi se Shqipëria shpreh mbështetje të palëkundur për integritetin territorial të Ukrainës.

Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve në Samit, Spiropali nënvizoi faktin se vendi ynë dënon aneksimin e Krimesë si kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Mes të tjerash ministrja Spiropali nënvizoi rëndësinë që kryeministri Edi Rama si Kryetar i OSBE për 2020 i dha zgjidhjes me dialog të situatës në Krime, si dhe pozitën e palëkundur të Shqipërisë përkrah SHBA dhe BE.

FJALA E SPIROPALIT
I nderuar President Zelensky, të nderuar pjesëmarrës të Samit të Platformës së Krimesë. Që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë, Shqipëria është në një pozicion të qartë dhe të palëkundur në mbrojtje të integritetit të territorit të Ukrainës, sovranitetit, pavarësisë, e njëjta pozitë si e Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera demokratike në një linjë me principet dhe rregullat e ligjit ndërkombëtar. Ne mbetemi të përkushtuar në mbajtjen dhe promovimin e kësaj pozite. Shqipëria i është bashkuar jo vetëm deklaratave të Bashkimit Europian, por edhe lidhur me sanksionet ndaj Rusisë.

Shqipëria mikpret këtë platformë me prioritetet e saj, sigurinë duke përfshirë edhe navigimin e lirë. Siguria prek Europën Perëndimore, rajonet e Detit të Zi dhe Mesdheun. Shqipëria votoi në favor të rezolutës së Kombeve të Bashkuara, problemi i militarizimit të Republikës Autonome të Krimesë.
Ne çmojmë bashkëpunimin e Ukrainës gjatë presidencës së Shqipërisë në OSBBE në 2020. Në Kiev, Moskë, New York dhe kudo kryeministri i Shqipërisë Edi Rama çmoi rëndësinë e hapave drejt Rezolutës së Paqes dhe ne gjithmonë kemi vënë në dukje nevojën për akses të plotë dhe të lirë të misionit të veçantë të monitorimit të OSBEE në Ukrainë.

Lexo edhe :  Shqiptarët dynden të denoncojnë zaptimin e hapësirave publike

Në mbrojtjen e të drejtave të njerëzve dhe ligjit ndërkombëtar humanitar, Shqipëria është një sponsor tradicional i rezolutës në situata të të drejtave të njeriut të Republikën Autonome të Krimesë në qytetin e Sevastopol, në vendin e tretë dhe gjithashtu votoi në favor të kësaj rezolute.

 

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV