Hapet tuneli i Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë/ Balluku: Janë kryer 65% e punimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapet tuneli i Skërficës në segmentin rrugor Kardhiq-Delvinë, që do të lidhë Gjirokastrën me Delvinën. Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se deri më tani janë kryer 65% e punimeve, ndërsa do të vijohet me asfaltimin dhe ndriçimin e tunelit.

 

Me avancimin e punimeve, nënvizoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, synohet që aksi rrugor Kardhiq-Delvinë të përfundojë para nisjes së sezonit të ri turistik, duke shkurtuar kështu kohën e udhëtimit drejt Sarandës, por njëkohësisht duke afruar bregdetin me qarkun e Gjirokastrës dhe duke krijuar kështu një treg të përbashkët për këto dy rajone.

 

“Aksi Kardhiq-Delvinë ka një gjatësi prej 33 kilometrash. Është një nga veprat më të rëndësishme për lidhjen e dy rajoneve, bregut me pjesën e brendshme, Gjirokastrën dhe Tepelenën dhe padyshim do të jetë një nga indikatorët e rëndësishëm për nxitjen e ekonomisë, sidomos zhvillimit të turizmit. Ne shpresojmë shumë që kjo vepër të përfundojë para afatit kontraktual, i cili është gusht 2022. Kemi marrë një premtim nga kompania, edhe nga ARRSH që do dorëzohet në fillim të sezonit, gjatë muajit qershor të vitit tjetër duke e bërë kështu të aksesueshĕm dhe duke krijuar komoditet jo vetëm për banorët e të dy zonave, por edhe të gjithë turistëve që do të kenë mundësi të vizitojnë edhe Gjirokastrën, edhe Tepelenën edhe bregun gjatë pushimeve verore”, deklaroi ministrja Balluku.

 

Aksi Kardhiq-Delvinë përbehet ka 8 lote, ku tre lotet e para kanë përfunduar, lotet 4, 5 dhe 6 janë në proces ku deri më tani janë realizuar më shumë se 90% e punimeve, ndërsa loti 8 është i fokusuar kryesisht në vendosjen e elementëve të sigurisë rrugore si dhe forcimin e skarpateve.

 

Lexo edhe :  Gjykata Kushtetuese në krizë/ Meta nga burgu: Narkoshteti po shkatërron sovranitetin

“Unë shpresoj shumë që shumë shpejt të kemi mundësi për të vazhduar edhe me etapat e tjera të loteve, të shikojmë lidhjen që do ndodh me lotin 6 dhe gjithçka tjetër për përfundimin e kësaj vepre. Nuk kemi nga kompania shprehje të ndonjë vështirësie apo problematike dhe kjo është padyshim diçka shumë e mirë në këto momente. Shpresojmë të ecim me të njëjtat ritme. Do bëjmë të pamundurën për ta përfunduar para afatit kontraktual”, theksoi Balluku.

 

Të fundit

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, rritet ‘frikshëm’ numri i viktimave

Numri i viktimave nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të premten është rritur në 4. Sipas mediave...

Media italiane: Tirana surpriza e madhe turistike përtej Adriatikut

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po zë vend si një nga destinacionet turistike më magjepsëse në skenën evropiane, shkruan Lucia Deledda për median italiane https://www.meteogiornale.it/. ”E...

Qeveria mbështetje financiare për uljen e konsumit të energjisë për banesat

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik një projekt vendim i cili synon rritjen e efiçencës së energjisë së ndërtesave. Me anë...

Rrëfimi i aktores për vdekjen e Aleko Prodanit: Isha në skenë më të kur…

Aktorja e njohur, Zamira Kita teksa ka dhënë një intervistë, ka treguar një nga momentet kur ka përjetuar tmerr në mes të skenës. Ajo rrëfen...

Dëmtimi i ambasadës së Shqipërisë në Kiev, SHBA dënon sulmin me raketa të Rusisë

Rusia ndërmori një seri sulmesh me raketa mbi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke lënë pas dy të vrarë e dhjetëra të plagosur. Bombardimet e...

Lajme të tjera

Web TV