Balluku jep lajmin e mirë: Në nëntor nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në nëntor do të nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që do të jetë një nga aeroportet ndërkombëtare më të mëdha në Shqipëri. Kjo pasi ky aeroport nuk do të jetë vetëm për transport qytetarëve por do të ofrojë edhe shërbimet cargo dhe të mirëmbajtjes së avionëve duke i dhënë sektorit të aviacionit në Shqipëri një hov të ri.

Lajmi u dha nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë mbledhjes Speciale të 70-të e Drejtorëve të Përgjithshëm të Aviacionit Civil të Konferencës Evropiane të Aviacionit Civil (ECAC), ku morën pjesë 44 shteteve anëtare dhe disa organizatave të rëndësishme.

Teksa foli për vështirësitë që pandemia solli në të gjitha fushat, përfshirë këtu edhe atë të aviacionit civil, Balluku u shpreh e lumtur që gjatë këtij viti u hap aeroporti i Kukësit që do të shërbejë për të gjithë shqiptarë në pjesën verior duke përfshirë edhe ata të Kosovës dhe Maqedonisë së veriut. Po gjatë këtij viti u shpall dhe fituesi i ndërtimit të aeroporti ndërkombëtar të Vlorës që ishte një konsorcium kompanish.

“Pavarësisht pandemisë ne hapën aeroportin e Kukësit që dot vijon me operime të plota. Ai aeroport u ndërtua si koncept i një aeroporti rajonal që ofron shërbime për shqiptarët si në Kosovë dhe në Maqedoni. Pas shumë studimesh vendosëm të hapim këtë garë për të ngritur aeroportin më të madh ndërkombëtar në Shqipëri që nuk do të mbulojë vetëm fushën e aviacionit dhe transportit të pasagjerëve. Por edhe shërbimet cargo dhe ato të mirëmbajtjes së avionëve, Duke i dhënë këtij sektori një hov të ri, Pavarësisht se gara u shty disa herë për shkak të pamundësisë për të garuar. Kompania fituese ka deklaruar se në muajin nëntor do të fillojnë punimet në terren. Pra fillon kantieri nga ndërtimi”, tha Balluku.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV