Mrekulli e minutave të fundit në Shkodër, Tirana merr kreun e Superligës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të shtatën herë radhazi skuadra e Tiranës ia ka dalë që të fitojë e të sigurojë tre pikë të vlefshme, duke kaluar në krye të Kategorisë Superiore.

Bardheblutë e kryeqytetit ia kanë dalë të triumfojnë me rezultatin 0-1 në ndeshjen ndaj Vllaznisë që u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ndonëse ishte një ndeshje e cila u dominua pothuajse e gjitha nga ekipi i trajnerit Emanuel Egbo, goli i fitores ka ardhur vetëm pas 86 minutash ose 4 minuta përpara mbylljes së takimit.

Ishte Winful Cobbinah ai i cili i dha trepikëshin kryeqytetasve në javën e 21-të të Superligës, duke i  kaluar momentalisht në krye të renditjes. Ky takim mund të konsiderohet me vuajtje për bardheblutë që pavarësisht tentativave ishte pothuajse e pamundur fitorja ndaj shkodranëve dhe ishte pikërisht kjo gjë që e bëri më të bukur klasiken e futbollit shqiptar.

Një barazim ose humbje e Kukësit do të ishin të vetmet mundësi që bardheblutë e Tiranës të mund të qëndrojnë për më shumë se një ditë kryesues të kategorisë.

Megjithatë takimet e ditës së nesërme do të ndikojnë në renditje dhe ndaj tironsit duhet të lutën që verilindorët të mos kenë sukses në takimin kundër Laçit./Fjala.al/

Të fundit

Paul McCartney mbi borxhin e Beatles ndaj kompozitorëve të mëdhenj avangardë

Në mesin e viteve ’60, Beatles iu drejtuan botës së muzikantëve më eksperimentalë të kohës. Paul McCartney tregon se...

Italia nën ujë, përmbytje dhe emergjenca, alarm portokalli në pesë rajone

Një valë moti të keq ka përfshirë disa rajone të Italisë, duke shkaktuar përmbytje, dëme materiale dhe ndërprerje të energjisë elektrike. Situata paraqitet e...

“Modë” për spanjollët, Shkodra dhe “Rozafa” ndër atraksionet më të preferuara

Kalaja e Shkodrës po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga atraksionet kryesore për turistët e huaj, veçanërisht për vizitorët nga Spanja. Gjatë viteve...

Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

Bashkimi Europian ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 87.7 milionë eurosh në  kuadër të Planit të Rritjes, për projektet e para që do të...

Përse ekstremizmi i djathtë urren Churchillin!

Historia tashma e shkrojtur dhe pranuar e tetëdhjet viteve të fundit - që i dha të drejtën morale Sh,B.A. dhe Britanisë madhe për të...

Lajme të tjera

Web TV