Bino: Vaksinohuni, variantet e reja ju dërgojnë në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino, shprehet se variantet e reja të koronavirusit prekin të gjithë popullatën, edhe nëse e kanë kaluar më parë Covid-19. Sipas saj, duke mos qenë të vaksinuar, mund të shfaqen format e rënda të sëmundjes.

Në një kohë që shumica e qytetarëve janë skeptikë për të kryer vaksinën, Ministria e Shëndetësisë kë sjellë një ndër mitet më të shpeshta që qarkullon për koronavirusin, duke treguar faktet që e rrëzojnë atë. Miti ‘Kur nuk më ka zënë deri tani, jam imun ndaj COVID-19’, për ministrinë e Shëndetësisë nuk është aspak i vërtetë. Në një video të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shfaqet shefja e Departamentit të Epidemiologjisë, Silva Bino e cila thotë se çdo person mund të infektohet nga virusi. Bino ndër të tjera shton se nëse një person e ka kaluar koronavirusin mund të infektohet përsëri me variantet e reja, të cilat rrezikojnë të shfaqen edhe në forma më të rënda. Prandaj, Bino iu bën apel qytetarëve që të vaksinohen, pavarësisht faktit nëse e kanë kaluar apo jo COVID-19. “Është një përshtypje shumë e gabuar pasi çdo person mund të infektohet nga COVID. Këta persona mund të kenë qenë të infektuar, por në mënyrë asimptomatike. Nga ana tjetër këta mund të rinfektohen me variantet e reja të cilat janë tepër të transmetueshme, për të cilat duke mos qenë të vaksinuar mund të bëhen format e rënda të sëmundjes. Bile mund të shtrohen në spital, dhe mund të shkaktohen për fat të keq edhe vdekje. Kjo është arsyeja pse çdo person, pavarësisht e ka kaluar apo jo COVID, duke të vaksinohet. Ka pasur po jo kontakt me një person me COVID, duhet të vaksinohet”, shprehet Bino. Sakaq, në video shfaqen edhe disa qytetarë të vaksinuar të cilët thonë se tashmë ndihen më të mbrojtur përballë rrezikut që kanoset nga koronavisrusi. “Ndihem e mbrojtur dhe do takohem më shpesh më fëmijët dhe me gjithë njerëzit e mi. Ndihem shumë mirë që bëj vaksinën se shpëton jetë njerëzish. Sot jemi të gëzuar që e bëmë vaksinën edhe do punojmë pa frikë”, thanë disa qytetarë të vaksinuar. Kujtojmë që ashtu si muaji gusht edhe shtatori do të vijojë të jetë muaj i hapur për vaksinimin, ku të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç mund të marrin vaksinën anti-COVID.

Lexo edhe :  "Nuk jam më deputet"/ Erion Braçe nxjerr videon dhe sulmon qeverinë

Nisin përgatitjet për hapjen e COVID 3

Spitali Infektiv ndodhet në limitet e tij sa i takon kapacitetit për shtretër, pasi është rritur numri i të hospitalizuarve. Orët e fundit kanë dëshmuar një mbushje të shpejtë të spitalit, ndërsa thuhet se në COVID 1 ka mbi 100 të shtruar. Teksa kapaciteti i këtij spitali është 120 shtretër, Skendaj raporton se është informuar që gjatë natës është boshatisur COVID 3, ish-kirurgjia, e cila mendohet se do të kthehet sërish në spital COVID. Sipas tij, mesatarja ditore shkon nga 10-15, ndërsa ka pasur edhe 21 shtrime. Po ashtu ai theksoi se ka pasur raste të riinfektimeve te personat që e kanë kaluar COVID-in por edhe te ata që janë vaksinuar. Lidhur me këtë fakt gazetari tregoi përvojën e vetë personale, ku prinderit e tij, edhe pse e vaksinuar, u preken nga COVID, si dhe ai për herë të dytë.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV