Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar ashpër për situatën e transportit publik në Tiranë, ku vonesat e autobusëve, mbingerkesa dhe mungesa e kondicionerëve janë shqetësim.
Ai i drejtohet kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, duke thënë se e mirëkupton “brengosjen për afganët”, por shteti nuk duhet t’i nënvlerësojë qytetarët shqiptarë, ose siç i quan ai “ish-afganët e para 30 viteve”.
Kalo thotë se autobusi është pa kondicioner dhe ka rrezik transmetimi të virusit.