Dëmet nga tërmeti, Gjermania 4 milionë euro ndihma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria gjermane do të mbështesë rindërtimin në Shqipëri, pas tërmetit të 26 nëntorit, me një grant prej 4 milionë eurosh.
Ambasada e Gjermanisë në Tiranë informoi qeverinë shqiptare se Berlini do të mbështesë rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit me grante në shumën e 4 milionë eurove. Grantet do të akordohen nëpërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW). Me paratë e dhuruara nga qeveria gjermane do të rindërtohen shkolla dhe ndërtesa publike në përputhje me standardet më të fundit të sigurisë.
Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf u shpreh: “Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë dhe shqiptare. Rindërtimi do të shërbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitetin e jetës së përditshme.“
Në tërmetin e 26 nëntorit humbën jetën 51 persona në Durrës, Thumanë dhe Tiranë. Tragjedia e tërmetit nxori në pah frymën e solidaritetit nga shumë organizata, shtete dhe individë. Shtetet fqinje dhe jo vetëm ofruan ndihmë teknike për shpëtimin e personave të mbetura në rrënoja dhe përcaktimin e dëmeve të ndërtesave pas tërmetit. Presidenti turk Erdogan premtoi ndërtimin e rreth 500 apartamenteve për personat e mbetur të pastrehë.
Miliona euro ndihma u ofruan për rindërtimin e ndërtesave të shembura dhe akomodimin e mijëra personave. Kryeministri Rama ka deklaruar se raporti përfundimtar për dëmet e shkaktuara nga tërmeti do të jetë gati në muajin janar. Gjithashtu kreu i qeverisë ka njoftuar se në muajin ardhshëm do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve. Kryeministri Rama ka premtuar se në verën e vitit 2020 të gjithë personat e mbetur të pastrehë në qytete do të jenë në shtëpitë e tyre të reja.

Të fundit

Korçë/ 60-vjeçari gjendet i pajetë pranë banesës, dyshimet e para

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Korçë, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në...

Parku fotovoltaik në Belsh/ Balluku tregon procedurat: Ja sa do kushtojë projekti

ZëvendësKryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka nënshkruar marrëveshjen e kredisë dhe grantit për financimin të projektit për ndërtimin të parkut...

Paketa e Maleve/ Mbi 1800 aplikantë, ja si do të jepet statusi për të investuar

Paketa e Maleve është një projekt i iniciuar nga Qeveria për të afruar emigrantët shqiptarë që të investojnë në Shqipëri, në tokën e të parëve...

Xhaka arrin marrëveshjen me klubin anglez, rikthimi në Premier League pothuajse i kryer

Granit Xhaka i ka komunikuar klubit të tij aktual, Bayer Leverkusen, se dëshiron të transferohet te Sunderland, raporton gazetari i njohur David Ornstein për...

Trump nxjerr sërish SHBA nga UNESCO, çfarë pasojash ka ky vendim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të tërhiqen nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), sipas dy diplomatëve europianë,...

Lajme të tjera

Web TV