Dafina Zeqiri jep lajmin e mirë/ Të gjitha paratë e mbledhura nga albumi i saj do të shkojnë për Shoqatën e Autizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, prej disa ditësh ka nisur punën për përgatitjen e albumit të saj të ri “Dafinë Moj”.

Artistja, e ndjekur nga mbi një milion njerëz, njoftoi së fundmi një iniciativë të ndërmarrë së bashku me grupin e saj, Moneyz.

Në një postim të ndarë në InstaStory, Dafina tregon se menaxheri i saj, Pëllumb Çitaku, ka vizituar Shoqatën e Autizmit dhe shton më tej se të hollat që mblidhen nga albumi do t’i dedikohen rasteve sociale të tyre.

“Sot si përfaqësues i Moneyz Music Manager/Ceo, Pëllumb Çitaku vizitoj Shoqatën e Autizmit, me qëllimin për t’iu kumtuar se të gjitha të hollat që do të mblidhen nga shitja fizike e albumit Dafinë Moj do t’i dedikohen rasteve sociale që trajtohen në Shoqatën Autizmi në Prishtinë dhe degëve të saj në Lipjan, Podujevë e Prizren”.

“Në këto kohëra të vështira, të gjithë mund të jemi afër njëri-tjetrit me kauza të ndryshme”, ka shkruar ajo.

Zeqiri theksoi në postimin e radhës se është shumë krenare me gjithë ekipin e saj.

Sidoqoftë, nuk ka akoma një datë të saktë të publikimit të albumit.

Të fundit

“Thethi nuk është për resorte”, Rama: Fantazi e njerëzve me kënd të ngushtë shikimi

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, hodhi poshtë aludimet se në Theth do të ndërtohen resorte turistike dhe për...

Plazhet shqiptare si ringje boksi, mund të bësh para duke vënë baste

Nga Leonard Veizi A po i afrojmë apo po i largojmë turistët? Me shumë gjasa, ne shqiptarët nuk e përballuam dhe as e menaxhuam siç duhet...

Rama: “Bankers” na detyrohet 240 mln euro, Prokuroria t’ia nxjerrë ujin e zi!

Kryeministri Edi Rama u ndal sot, 21 korrik, te “Bankers Petroleum”, duke mbështetur Prokurorinë e Fierit në hetimin e kësaj kompanie. “Së pari, ne kemi...

“Në Tiranë, kemi një situatë jo të zakonshme”/ Rama flet për Veliajn në “Sy më sy”

Kryeministri Edi Rama teksa komentoi vendimin për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë të zaptuara, u shpreh se në kryqytet ka pasur një situatë...

Aksident tragjik në Athinë, humb jetën 22-vjeçarja nga Vlora

Një 22-vjeçare shqiptare ka humbur jetën nga një aksident tragjik në Athinë. Izabela Kuteli, me origjinë nga Dukati i Vlorës, humbi jetën në mënyrë...

Lajme të tjera

Web TV