Femra e parë që shkeli në këtë planet dhe mallkimi që i bëri zoti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia e njeriut të parë në tokë është një dilemë e cila feja i ka dhënë një shpjegim dhe nuk janë të paktë besimtarët që e marrin në konsideratë. Sipas librave të shenjtë, të gjithë e dimë se njërzit e parë në tokë kanë qenë Eva dhe Adami por ka disa legjenda të cilat tregojnë tjetër gjë.

Sipas tyre gruaja e parë e Adamit nuk ka qenë Eva por Lilith. Sipas kësaj teorie, thuhet se Perëndia krijoi Lilithin në gjenezën e botës, në të njëjtën kohë me burrin por disa gjëra shkuan keq. Duke qenë se Lilith kishte të drejta të barabarta me Adamin dhe nuk ishte një shtojcë e tij, vendosi të mos i nënshtrohej.

Ajo ishte më e fortë, më inteligjente dhe nuk iu bind urdhrave të Adamit. Por nuk është nevoja të shkojmë në brendësinë e një legjende të lashtë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me të ndërkohë që kemi raste të freskëta sot. Është klishe tashmë, që gratë e forta nuk janë të parapëlqyera për burrat veçanërisht në disa kultura fanatike.

Në këtë libër të shenjtë, ajo u censurua për të kuptuar origjinën e njerëzimit, sepse ajo që përfaqësonte Lilith ishte në të vërtetë kundër konceptit tradicional të kishës, ku gruaja duhet t’i bindet burrit dhe t’i nënshtrohet atij. Megjithëse libri iu nënshtrua disa filtrave fetarë, në Biblën tradicionale mbeti një pjesë ku kuptohet qartë se, Perëndia krijoi gruan dhe burrin në të njëjtën kohë në fillim të njerëzimit.

Lilith u mallkua nga Zoti dhe më pas ai krijoi Evën për të mos e lënë Adamin vetëm. Eva ishte një krijesë e vetëkënaqur dhe e nënshtruar ndaj burrit të saj. Ajo u krijua nga brinja e Adamit. Ajo shfaqet në tekstet biblike si njeriu që kryen mëkatin e frutit të ndaluar dhe pas kësaj, së bashku me Adamin u dëbuan nga Parajsa.

Lexo edhe :  Përvoja: Unë jam kampion bote në karaoke

/Fajla.al

Të fundit

Bullizimi rrezik për vetëvrasje, problemet sociale të të rinjve në Korçë

Talljet dhe denigrimi mes të rinjve vitet e fundit janë kthyer në probleme të mprehta në shkolla, që në...

2025 vit i mbushur me aksidente ajrore/Sa është bilanci tragjik i regjistruar në një muaj

Një bilanc tragjik është shënuar në vitin 2025 sa i përket aksidenteve ajrore vetëm. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka raportuar 87 aksidente aviacioni...

Mollë jeshile apo e kuqe?/ Zbuloni përfitimet e tyre për shëndetin

Shpesh lind pyetja: duhet të preferojmë mollët jeshile apo të kuqe? “Një mollë në ditë e mban mjekun larg”, thotë shprehja e vjetër, por çfarë...

Acari mbërthen Shqipërinë/Meteorologia jep parashikimin e fortë:Ja kur nis kthesa e motit

Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar sesi do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim. Porja tha se deri në datën 22 shkurt na...

‘MIRA’, Inteligjenca Artificiale që do të gjurmojë punësimin informal

“MIRA” Matrica e Inteligjencës dhe Vlerësimit të Rrezikut po përdoret nga Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHPSH) për të luftuar punësimin informal. E zhvilluar për ISHPSH...

Lajme të tjera

Web TV