Rama shpall qeverinë e re, ja kush do të jenë ministrat dhe zv. kryeministri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpallur qeverinë e re. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS, ai tregoi emrat që do të vendoset në dikasteret e ministrisë.

Zv. kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, ky i fundit zëvendëson në këtë detyrë Erion Braçen që konfirmoi largimin nëpërmjet një statusi në rrjete sociale disa ditë më parë.

Ministër i Drejtësisë do të jetë Ulsi Manja, i cili do të zëvendësojë në këtë post, Etilda Gjonajn, që iu besua posti i Sekretares për Gratë.

Niko Peleshi konfirmohet në detyrë dhe do të jetë sërish Ministër i Mbrojtjes. Një konfirmim i këtij lloji erdhi dhe për Bledi Çuçin që do të vazhdojë të jetë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu do të vijojnë të jenë në krye të ministrive që drejtonin më herët, të Infrastrukturës dhe Shëndetësisë.

Ministre Arsimi do të jetë sërish Evis Kushi. Ministria e Turizmit i është besuar Evis Kushit, që zëvendëson në këtë detyrë Blendi Klosin. Ministre e Kulturës do të jetë sërish Elva Margariti, ndërsa Bujqësia do të drejtohet nga Frida Krifca.

Ndërsa katër ministrat e shtetit do të jenë,

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marredheniet me Parlamentin

Edona Bilali, për mbrojtjen e sipërmarrjes

Bora Muzhaqi per rininë dhe fëmijët

Milva Ekonomi për standardet dhe shërbimet

Të fundit

Festat e fundvitit/Spiropali bën bilancin: 2024, një vit sfidash dhe progresi drejt BE-së

Me rastin e festës së Vitit të Ri, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh për gjithë...

Shqipëria në arenën ndërkombëtare/ Çfarë pritet të ndodhë në 2025

Buxheti prej 3.8 miliardë lekësh për Shërbimin e Jashtëm në 2025, do të përdoret më së për krijimin e partneriteteve të reja, forcuar diplomacinë...

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i qepës

Qepa, një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinën shqiptare e cila përtej ndjesisë së djegies ka edhe shumë vlera ushqyese. Më poshtë kemi listuar përfitimet...

Lija e majmunit, Shqipëria “e pastër”/ ISHP: Nuk ka asnjë rast të dyshuar

Në Shqipëri nuk ka të dyshuar për linë e majmunit. Por pas konfirmimit të rastit të parë në Kosovë  Instituti i Shëndetit Publik  ka...

Ilir Meta flet me simbolika nga burgu: Ç’tregon numri 5 i qelisë sime

Ilir Meta ka komentuar nga qelia zhvillimet e fundit në vend, ndërsa thotë se kauzat e forcës së tij politike nuk burgosen dot. Meta shprehet...

Lajme të tjera

Web TV