Shqipëria strehoi 37 gratë afgane, Hillary Clinton telefonon Ramën: Faleminderit për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në orët e para të 2 shtatorit, 37 gra afgane u ulën në aeroportin e Rinasit me vetëm teshat e trupit. Nga Kabuli i tensionuar, gratë dhe vajzat kryesisht aktiviste të shoqërisë civile dhe gazetare të njohura, ishin nisur me urgjencë për t’i shpëtuar plumbave. Shpëtimi i tyre u mundësia nga fondacioni i themeluar nga 2 ish-Sekretaret e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton dhe Madeleine Albright, Vital Voices.

Pikërisht Clinton, ish kandidate për Presidente në SHBA dhe bashkëshorte e Presidentit Bill Clinton mësohet se ka telefonuar Kryeministrin Rama për ta falënderuar për këtë gatishmëri të Shqipërisë për t’i strehuar afganet e shpëtuara. Lajmi për telefonatën e Clinton është mësuar nga Top Channel i cili raporton se Clinton ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë por edhe për kujdesin e treguar.

Kujtojmë se dje media e rëndësishme e Lindjes së Mesme Al Arabiya ka zbuluar e para se gratë kanë mbërritur në tokën shqiptare me vetëm veshjet e trupit dhe shpëtimtarët e tyre kanë qenë aktivistë të fondacionit të drejtuar nga ish-Sekretarja e Shtetit në SHBA, Hillary Clinton.

“Afganët mbërritën në tokën shqiptare pa çanta e valixhe pasi forcat e SHBA-ve i ndaloi për të reduktuar peshën e avionit. Disa prej tyre endeshin në aeroportin e Kabulit prej dy ditësh. Fluturimi i tyre ishte i siguruar nga një shoqatë jofitimprurëse e iniciuar nga Hillary Clinton. Me mbërritjen e tyre ata janë shoqëruar të sigurt në konviktet e Qytet Studenti përkohësisht”, ka shkruar Al Arabiya.

Me mbërritjen dje të 37 afganëve, numri total i refugjatëve afganë që kanë ardhur në më shumë se një javë në vendin tonë ka shkuar në 644. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t’u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet.

Lexo edhe :  Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Të mërkurën “rreth 300 afganë” që qëndruan për 5 ditë në ‘Qytet Studenti’, janë nisur drejt Lezhës, për t’u akomoduar në hotele. ‘Qytet Studenti’ shërben vetëm si një vend tranzit për afganët, deri sa të përfundojnë procedurat e regjistrimit në polici dhe më pas mund të largohen në hotele. Njësoj do të funksionojë dhe me 37 refugjatët e ardhur ditën e sotme. Aktualisht po përdoret vetëm godina 11 dhe 12, ku u ofrohen nevojat bazike që kanë të bëjnë me ushqimin, veshmbathjen dhe çdo gjë tjetër pasi kanë kaluar testin e COVID-19 dhe kanë rezultuar negativ.

Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga qeveria Rama. Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre, pasi u kërcënohet jeta nga talebanët. Pritet që në Shqipëri të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë për 1 vit, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nëse dikush prej tyre do të qëndrojnë përgjithmonë, është i lirë për ta bërë.

Të fundit

5 arsye pse duhet të pranoni dhimbjen për të qenë të lumtur

Lumturia dhe dhimbja mund të duken terma kontradiktore dhe të papajtueshme. Megjithatë, a është e mundur të jesh i...

Rama ndan fotoalbumin nga darka tradicionale e fundvitit me trupin diplomatik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi më 24 dhjetor darkën tradicionale të fundvitit me trupin diplomatik të akredituar në Shqipëri. Me anë të një postimi në rrjetet...

Nis shpërndarja e aboneve falas për pensionistët, të moshuarit në radhë të gjata

Sot është dita e parë që ka nisur shpërndarja e aboneve falas për pensionistët në Tiranë. Pensionistët kërkojnë që aboneja të jetë për një periudhë...

Letër nga qelia/ Salianji mesazh emigrantëve: Më 11 maj ndihmoni vendin të dalë nga kriza

Ish-deputeti Ervin Salianji, edhe pse në qeli, vijon të jap9 mesazhe politike nga pas hekurave. Në një postim të botuar pak më parë në profilin...

Kim Kardashian përballet me kritika për video me vajzën North West

Kim Kardashian është kritikuar ashpër nga ndjekësit pas publikimit të një videoje ku ajo shfaqet duke kërcyer me vajzën e saj, North West, e...

Lajme të tjera

Web TV