Atentatin me 7 plumba në Shkodër, zbardhet dëshmia e vëllait të polices që i vunë tritol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është zbardhur rrëfimi i vëllai të polices që i vunë tritol dhe arsyeja pse ai shkoi në Shkodër në një kohë kur Mirsad Metës iu bë atentat me 7 plumba.

Metës iu bë atentat për hakmarrje për prishjen e pazareve të drogës në Gjermani si dhe për tritolin e vënë ndaj polices. Tre persona shkuan me taksi të rastit nga qyteti i Durrësit në drejtim të Shkodrës.

Vëllai i polices është një prej protagonistëve që kanë tentuar të ekzekutonin me armë zjarri Mirsad Metën,tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës.

Ension Buraku, së bashku me tre vetë të tjerë Argjend Rexha nga Durrësi, Riad Xheladini nga Shkupi dhe Liridon Lusha nga Shkodra kishin planifikuar vrasjen e Mirsad Meta.

Shkak i këtij atentati është bërë prishja e pazareve të drogës në Gjermani bën me dije policia dhe prokuroria. Ndërsa situata mes tyre është agravuar akoma dhe më tepër, kur në 26 janar 2020 në banesën e Ornela Buraka, efektive policie në Durrës dhe motra e Ension Buraka, ka shpërthyer një sasi tritoli, ndonëse ka sjellë vetëm dëme materiale.

Ension Buraka ka dyshuar menjëherë se ky akt-kriminal mund të jetë kryer nga kundërshtari i tij Mirsad Meta. Ndaj sipas dyshimeve të prokurorisë dhe policisë Ensioni ka dashur të hakmerret dhe gjatë udhëtimit të tij në Shkodër ka marrë dy shokë të tij, Argjend Rexha nga Durrësi dhe Riad Xheladini nga Shkupi.

Edhe Liridon Lusha, nga Shkodra është i dyshuar që ka mbajtur në mbikqyrje të gjitha lëvizjet e Mirsad Meta. Në rrëfimin që autori kryesor i këtij atentati Ension Buraku ka bërë para policisë  ai ka përsipër të gjithë ngjarjen dhe ka shmangur nga implikimi kriminal të tre personave të tjerë të arrestua.

Buraku është shprehur në polici se: “…në 5 shkurt 2020, unë së bashku me shokët e mi, Argjend Rexha dhe Riad Gjeladini,të cilët i njoh prej disa kohësh, konkretisht Riadin e njoh në shtetin e Gjermanisë, kurse Argjendin e njoh në Shqipëri, jemi takuar në qytetin e Durrësit dhe gjatë bisedave, u shpreha dëshirën atyre që së bashku të pimë një kafe në qytetin e Shkodrës.

Pas këtyre bisedave, shokët e mi shprehën dëshirën të shkojmë në qytetin e Shkodrës, ku dhe jemi nisur menjëherë. Në drejtim të qytetit të Shkodrës, jemi nisur me një taksi të rastit, të cilën e kemi marrë në qytetin e Durrësit, në rrugën kryesore Tiranë-Durrës, pranë karburantit “Elda”, në dalje të qytetit. Pasi kemi arritur në qytetin e Shkodrës, jemi afruar pranë pedonales së qytetit, pranë hotel “Coloseu”.

Lexo edhe :  Malltezi: Rama i bëri thirrje SPAK-ut të hetonte Berishën

Gjatë qëndrimit në këtë pedonale jemi ulur në njërin nga stolat, që ishte aty pranë, duke biseduar me njëri-tjetrin. Dua të theksoj se qëllimi im ka qenë që unë të kontaktoj shtetasin Mirsad Meta, për të sqaruar një keqkuptim në mënyrë verbale, keqkuptim i cili ka ndodhur kohë më parë në formën e mosmarrëveshjeve midis nesh.

Për këtë fakt unë nuk i kam vënë në dijeni dy shokët e mi, thjesht u kam thënë se duhet të shkojmë për qejf deri në qytetin e Shkodrës. Gjatë qëndrimit tonë në pedonale, kam arritur të njoh shtetasin Mirsad Meta,i cili po vinte në drejtim të pedonales duke dalë në krah të bankës, dhe në drejtimin e një automjeti BMW. Në këto momente unë jam çuar nga stoli ku isha ulur dhe jam nisur në drejtim të tij, ku kam dashur ta ndaloj dhe të sqarohemi…”. –është shprehur ai para forcave të policisë.

Nga dosja hetimore mësohet se Buraku ka qëlluar plot 6 herë në drejtim të Mirsad Meta,teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinën e tij në pedonale.  Megjithatë asnjë nga plumbat nuk e ka prekur personin në fjalë, por është plagosur rastësisht një 33 vjeçare me emrin Liljana Jerevija nga fshati Golem i Shkodrës.

Ndërsa Mirsad Meta nga ana tjetër ka qëlluar vetëm një herë me pistoletë dhe është larguar duke mos u arrestuar ende nga policia. Prite që personat e arrestuar Ension Buraku, Argjend Rexha, Riad Gjeladini dhe Liridon Lusha,të dalin ditën e nesërme para gjykatës së Shkodrës për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest në burg” që do kërkojë prokuroria.

Prokuroria e ka regjistruar këtë çështje penale për akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve” dhe “Vrasjes së rrethanave cilësuese” në bashkëpunim mbetur në tentativë./Fjala.al/

Të fundit

Momentet e fundit të 35-vjeçarit përpara se të “thithej” nga turbina e aeroplanit (Video)

Një ngjarje tragjike ka nodhur në një nga aeroportet e Italisë. Siç shihet edhe në video Andrea Russo 35 vjeç...

Endri Shabani kërkesë KQZ për të “djegur” Adriatik Lapajn

Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Endri Shabani i është drejtuar KQZ me disa kërkesa. Konkretisht ai i kërkon KQZ...

E qëllimshme apo aksidentale?/ Motorët e Air India me 270 viktima u fikën nga pilotët

Hetimi për rrëzimin e avionit të Air India, i cili vrau 270 persona muajin e kaluar, po përqendrohet në veprimet e pilotëve të avionit....

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Nga Ben Blushi Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes të Tiranës, siç ndante...

100 milionë euro, ja kush është mbretëresha e papritur e merkatos në Serie A

Como është përsëri mbreti i merkatos në Itali, një klub që vazhdon të investojë shuma të konsiderueshme për t’i siguruar Cesc Fabregas një skuadër...

Lajme të tjera

Web TV