Aksident i rëndë/ Dy efektivë të “Shqiponjave” përplasen me motor, trupat qëndrojnë të shtrirë në tokë (Pamje të rënda)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy efektivë të Forcave Shqiponja janë aksidentuar pak minuta më parë me motorin e policisë më të cilin lëviznin, pasi një makinë i ka prerë rrugën. Aksidenti ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes janë të frikshme, ku dallohet se motori është bërë copa dhe dy efektivët e Shqiponjave janë të shtrirë në tokë.

Një makinë i ka prerë rrugën motorit të policisë, duke bërë që më pas efektivët e Shqiponjave të përplasen me bordurat e rrugës.

Fatmirësisht efektivët janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekim për frakturat e ndryshme në trup.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit

Vrasja e 58-vjeçarit në Vlorë, kamerat filmuan autorin! Ka dy pista hetimi

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë deri më tani është e mbuluar me mister. Kjo për faktin se...

“E kam pyetur dhe nuk dinte alfabetin”, G Bani flet për Gjestin

Ish banori i “BBV”, G Bani ka qenë së fundmi i ftuar në “Mos i bjer me top” në Top Channel ku ka folur...

Lobimi 6 milionë dollarë, Ngjela: S’mund të bëhet kryeministër një person non grata

Pagesë korrupsioni e ka cilësuar avokati Spartak Ngjela, pagesën prej 6 milionë dollarë të Partisë Demokratike për lobim në SHBA. I ftuar ditën e sotme...

Batuta e Ramës me të riun në takim: Mos i rri asaj mbi qafë! Ka ardhur për mua, jo për ty

Kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të hënë një takim me të rinj dhe të reja të Tiranës që drejtojnë fushatën “Votues i Parë...

Champions League, ndërprerja e energjisë rrezikon udhëtimin e Interit në Barcelonë

Në mëngjesin e 28 prill, një pjesë e madhe e Spanjës është lënë në errësirë për shkak të një ndërprerjeje të papritur të energjisë...

Lajme të tjera

Web TV