Prokuroria i përgjigjet Metës : Asnjë nga 16 emrat për ministrat e rinj nuk është nën hetim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Përgjithshme është vënë në lëvizje pas shkresës së Presidentit të Republikës Ilir Meta, i cili një ditë më parë kërkoi informacion mbi emrat e propozuar nga kryeministri Edi Rama si pjesë e kabinetit qeveritar.

Sipas burimeve Prokuroria e Përgjithshme ka marrë informacion nga të gjitha Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore. Organi i Akuzës i është përgjigjur Kreut të Shtetit, duke i thënë se asnjë emër i propozuar nga Rama për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar nuk rezulton të jetë proceduar penalisht. Gjithashtu, Meta i është drejtuar edhe SPAK-ut për informacione mbi emrat e propozuar nga kryeministri.

Një ditë më parë, Presidenti Meta iu drejtua me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, ku kërkohej t’i vihej në dispozicion për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Ndër të tjera në shkresë theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.

Emrat e ministrave të propozuar nga Kryeministri Edi Rama
* Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
* Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
* Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
* Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
* Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi

Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
* Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
* Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
* Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
* Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
* Ministre e Kulturës Elva Margariti
* Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti
* Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
* Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
* Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
* Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Lexo edhe :  “Në 2025 kandidat për kryeministër”, sekretari i PL zbulon gjendjen e Metës te “313”-ta

 

Të fundit

Festat e fundvitit/Spiropali bën bilancin: 2024, një vit sfidash dhe progresi drejt BE-së

Me rastin e festës së Vitit të Ri, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë një mesazh për gjithë...

Shqipëria në arenën ndërkombëtare/ Çfarë pritet të ndodhë në 2025

Buxheti prej 3.8 miliardë lekësh për Shërbimin e Jashtëm në 2025, do të përdoret më së për krijimin e partneriteteve të reja, forcuar diplomacinë...

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i qepës

Qepa, një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinën shqiptare e cila përtej ndjesisë së djegies ka edhe shumë vlera ushqyese. Më poshtë kemi listuar përfitimet...

Lija e majmunit, Shqipëria “e pastër”/ ISHP: Nuk ka asnjë rast të dyshuar

Në Shqipëri nuk ka të dyshuar për linë e majmunit. Por pas konfirmimit të rastit të parë në Kosovë  Instituti i Shëndetit Publik  ka...

Ilir Meta flet me simbolika nga burgu: Ç’tregon numri 5 i qelisë sime

Ilir Meta ka komentuar nga qelia zhvillimet e fundit në vend, ndërsa thotë se kauzat e forcës së tij politike nuk burgosen dot. Meta shprehet...

Lajme të tjera

Web TV