“Nëse një ditë do isha në vështirësi, do të vij në Shqipëri”, Yuri Kim: Bota të nxjerrë mësime nga ky vend i vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

‘Nëse një ditë do jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri’ tha ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim duke vlerësuar jo vetëm mikpritjen por edhe zemërmadhësinë e shqiptarëve për të ndihmuar të tjerët në nevojë. Kim tha se bota duhet të mbajë shënime nga Shqipëria sa i përket të ndihmosh të tjerët dhe të tregohesh human duke përdorur edhe shprehjen shqiptare “Bukë, kripë e zemër”.

‘Mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën e artin. Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikpitjes dhe kurajos. Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani. Kur bota kalon në situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër. Jam vërtet shumë krenare që jam këtu, e di si një qenie njerëzore, nëse do të rastis të jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që duhet ti mësojë bota nga ky vend i vogël. Sikurse e përmendi, është një vend i vogël me zemër të madhe’, tha Kim.

Këto deklarata diplomatja Kim i bëri në eventin kulturor Festivali i Kulturës Izrael -Shqipëri’ ku u zhvillua te ‘Reja’, ku ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Vendimi i Shqipërisë për të strehuar qindra afganë, të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët, ka gjetur mirënjohjen e SHBA-së. Edhe diplomatja Yuri Kim, Komiteti i Senatit Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Ish Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright shprehën një zëri se janë krenar që Shqipëria është mike dhe aleate e SHBA-së, pasi në raste të rëndësishme populli shqiptar gjendet gjithmonë pranë amerikanëve për shpëtimin e jetëve. 644 afganë ndodhen aktualisht të akomoduar në Shqipëri, ku pjesa më e madhe e tyre janë zëra të shoqërisë civile, aktivistë, gazetarë dhe studentë e gra, të cilët kishin ngritur zërin për të drejtat e tyre dhe u rrezikohej jeta nga telebanët. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV