Rritja e inflacionit, Adrian Civici: Sinjal i rigjallërimit të konsumit pas pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaji gusht shënoi nivelin më të lartë të inflacionit që nga 2017, 2.4% duke konfirmuar faktin se thuajse të gjitha produktet dhe shërbimet janë shtrenjtuar.
Për ekspertët tashmë jemi në një fazë të re, atë të rigjallërimit të konsumit e të rritje së çmimeve, por edhe normave të interesit, të cilat për vite me radhe ishin nën mesataret e tyre.

“Inflacioni është i lidhur me fuqinë blerëse dhe natyrisht disa politika sociale të qeverisë mund ti anullojë apo ti zbehë siç janë rritja e pagave dhe pensioneve, por duhet parë edhe si një sinjal i rigjallërimit të ekonomisë dhe rimëkëmbjes së ekonomisë, pas një periudhe anemie”, komenton eksperti i ekonomisë, Adrian Civici.

Civici jep dy shkaqe pse inflacioni po rritet. “Natyrisht gjatë pandemisë u shtua masa monetare në qarkullim për të përballuar efektet negative dhe ky fakt jep ndikim në rritjen e inflacionit, por nga ana tjetër inflacioni kushtëzohet edhe nga rritja e kostove, fakt ky i cili konfirmohet për shumë produkte në disa sektorë të ekonomisë. Për shumë qytetarë rritja e inflacioni mund të shihet si një fenomen kalimtar, por për shumë familje në nevojë ai cënon mbijetesën e tyre. Duke parë që ndikimin kryesorë në inflacion e kanë dhënë shtrenjtimi I produkteve bazë ushqimore, ky është një fenomen, që do të ketë efekte afatmesme dhe afatgjatë”, shpjegon Civivi.

Situata në tregjet ndërkombëtare mbetet e paqartë, por parashkrimet e bankës së Shqipërisë janë se në 2022 do të kemi një stabilizim të çmimeve në tregje.

Të fundit

Tri gjëra që do t’i ndodhin trupit tuaj nëse hiqni dorë nga ëmbëlsirat

Sheqeri tani është armiku kryesor i një diete të shëndetshme, pasi është i pranishëm në pothuajse të gjitha ushqimet....

“Duan klikime!” Sa i sinqertë është Elvis Pupa me reagimin e tij?

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me lajmet e publikuara një ditë më parë...

Bllokohet nga rëra gryka e Vilunit, peshkatarët: Dëmton punën dhe ekosistemin

Gryka e Vilunit në plazhin e Velipojës është bllokuar nga mospastrimi i rërës. Problematika e cila vijon prej më shumë se 3 vitesh ka...

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga ushqimi që kanë konsumuar në...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Lajme të tjera

Web TV