Shqiptari kapet në shtëpinë e barit në Angli: Më thanë se do të fitoja para!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër shtetas shqiptar është arrestuar në Britaninë e Madhe, pasi është kapur në një shtëpi bari. Sipas mediave britanike, në pranga është vënë 24-vjeçari Riza Rama, i cili gjatë dëshmisë së dhënë ka treguar se në shkuar në Angli me kamion. Trafinkantët, i kishin premtuar atij se do të fitonte një shumë të konsiderueshme parash brenda dy muajve.

Por agjë nuk shkoi ashtu siç ishte planifikuar. I riu u dënua me 32 muaj burg. Ai ishte raportuar nga fqinjët më 9 mars të vitit 2021. Brenda shtëpisë oficerët gjetën bimë kanabisi që ishin mbjellë në katër dhoma dhe në papafingo. Ai kishte bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike me ndriçim dhe impiante për rritjen e lëndëve narkotike. Në momentin kur policia shkoi në banesë ai u përpoq të arratisej nga dera e pasme.

Rama u tha oficerëve se kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar 15 ditë para se të arrestohej dhe u transferua në këtë zonë pasi i kishin premtuar se do të niste punë si kopshtar. Ai hodhi poshtë akuzat për ndërhyrje në rrjetin elektrik ndërsa shtoi se kishte nevojë të punonte për t’i dërguar para familjarëve të tij në Shqipëri.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV