Rriten ndjeshëm temperaturat, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga vlerat e larta barike të cilat do të diktojnë mot të qëndrueshëm në Shqipëri, ku paraditja do të jetë me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalim vranësirash në pjesën tjetër të territorit. Por në orët vijuese vranësirat e lehta do të shfaqen edhe në zonën e ulët, duke e lënë bregdetin në dominimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Kosova

Deri në orët e pasdites në Kosovë pritet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në një pjesë të mirë të territorit. Por gjatë orëve të mbrëmjes dhe natës parashikohet që vranësirat kalimtare të shfaqen në pothuajse gjithë republikën e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike të sjellin në të gjithë territorin e MV kthjellime dhe vranësira të pakta. POR herë pas here në orët e mbrëmjes vranësirat pritet të theksohen përkohësisht në një pjesë të mirë të MV.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Mbetet me kthjellime dhe vranësira të pakta Europa Jugore, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë në Gadishullin e Ballkanit. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të Paraqitet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin edhe rrebeshe shiu të shoqëruara me stuhi.

Të fundit

Berisha ankohet tek DASH dhe BE: Më vodhën!

Partia Demokratike i ka dërguar një raport mbi zgjedhjet e 11 Majit faktorit ndërkombëtar. Në një konferencë për shtyp,...

Horoskopi i ditës së enjte, 22 maj 2025

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo mendim dhe emocione me atë...

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës së Europës, të tretin në...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

Lajme të tjera

Web TV