Akuzohet për korrupsion, opozita austriake kërkon rrëzimin e kancelarit Kurz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria austriake rrezikon të bjerë që prej momentit kur kancelari Sebastian Kurz u vendos nën hetim për korrupsion. Të Gjelbrit e Austrisë, partia e vogël në koalicion me qeverinë, paralajmëruan se mund ta prishin koalicionin e nënshkruar pas zgjedhjeve të 2019-ës me Partinë Popullore, duke rrezikuar kështu edhe udhëheqjen e Kurz.

Të tre partitë kryesore të opozitës kanë bërë thirrje për dorëheqjen e Kurz dhe po përgatisin një mocion mosbesimi kundër tij në parlament. Mirëpo këtu do të duhet që edhe të Gjelbërit të votojnë kundër Kurz, që të mblidhet shumica për ta shkarkuar.
Faktet duhet të vërtetohen plotësisht. Kjo është ajo që njerëzit në Austri presin. Ne nuk mund ta vazhdojmë koalicionin. Aftësia e kancelarit për të udhëhequr vihet në dyshim,” tha lideri dhe i të Gjelbërve, Werner Kogler në një deklaratë.

Një seancë speciale e Dhomës së Ulët të Parlamentit do të mbahet të martën për të diskutuar hetimin mbi Kurz, por ky i fundit i ka mohuar akuzat dhe refuzon të dorëhiqet.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, i cili ka fuqinë për të shkarkuar kancelarin ose të gjithë kabinetin, zhvilloi një takim me liderin e të Gjelbërve, Werner Kogler. Ndërsa pritet që të takohet personalisht edhe me Kurz.

Ditën e djeshme hetuesit austriakë kanë bastisur zyrat e kancelarit austriak, Sebastian Kurz dhe partisë së tij OVP, pasi akuzohen për korrupsion. Nën hetim është vendosur edhe kancelari Kurz. Dyshimet për korrupsion kanë filluar pasi dyshohet që nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, Ministria e Financave ka paguar reklama në një gazetë, në këmbim të sondazheve dhe favorizimin e tij.

Të fundit

Xhazi shëlbues i Abdullah Ibrahimit

Nga Bujar Meholli Emri i Abdullah Ibrahimit lidhet me një gamë të gjerë kompozimesh xhaz që e bëjnë atë ndër...

Eleonora Giorgi, përqafimi i fundit, dashuri pa retorikë

Pink Floyd në funeral. Fëmijët: 'Të tërhequr nga forca e saj' Nga Marzia Apice Asnjë retorikë, vetëm dashuri e madhe në funeralin e Eleonora Giorgi më...

Rama: Nëse në Shqipëri do votonin vetëm gratë, PS do merrte 90 mandate!

Nëse në Shqipëri do të votonin vetëm gratë, kryeministri Rama thotë se PS do merrte 90 mandate. "Besoj shumë në radhë të parë tek cilësia...

Meta nga burgu uron gratë dhe vajzat për 8 Mars: Mirënjohjen për sakrificat e tyre

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë sot një mesazh nga burgu për të gjithë vajzat edhe gratë. Në postimin e tij...

8 Mars 2014/ Zhduket në mënyrë misterioze një avion me pasagjerë i “Malaysia Airlines”

Malaysia Airlines Flight 370, që mbante 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord, humb kontaktin me autoritetet e trafikut ajror, më pak...

Lajme të tjera

Web TV