Rama prezanton planin me tre pika: S’ka rritje çmimesh për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar planin për përballimin e krizës energjetike. Në fjalën e tij në konferencën e jashtëzakonshme, kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se plani i kundërveprimit të kësaj krize nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët shqiptarë, si dhe biznesin e vogël.

“Por, duke refuzuar kategorikisht çdo pretendim se kjo krizë e rëndë nuk ekziston, nuk ka lidhje me Shqipërinë, dhe duke thënë se kjo krizë mund të jetë me pasoja monetare të rënda për vendin, unë ju them: plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, bizneset e vogla. Stuhia e kësaj krize, sipas ekspertëve, parashikohet ta ketë fazën e saj agresive deri në verën e ardhshme. Plani ynë mbulon pikërisht këtë periudhën, ndërkohë që qeveria po përgatit një konsultim kombëtar”, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:
Nuk do ta bëj kurrë, që t’iu them kush ka le të paguajë, kush nuk ka të rrijë pa drita. Por ama nuk jam këtu as për të thënë punë e madhe nëse rrëzohemi të gjithë nesër. Nuk jam këtu as për të heshtur kur thoni se Shqipëria e prodhon vetë gjithë energjinë që i duhet. Në fakt jo, Shqipëria nuk e prodhon vetë gjithë energjinë që i duhet. Ne e blejmë shtrenjtë, sepse dalim në treg, kur nevoja për energji bëhet alarmante. Ndaj po e ndërtojmë Skavicën, në mënrtë që ujin e tepërt sot, kur kemi shi, ta mbajmë për nesër, kur kemi thatësirë.

Ne nuk e prodhojmë vetë as naftën që konsumojmë për mjetet. Nafta jonë është e rëndë, ajo shitet jashtë për nënprodukte. Shqipëria importon 600 mijë tonë naftë në vit për diezel e benzinë. Sot janë më të shtrenjtat në rajon diezel e benzina, sepse në çmimin e naftës është brenda edhe taksa e qarkullimit, që në rajon paguhet veçmas, sic është brenda edhe një taksë karboni, sepse mjedisin nuk e ndotin pensionistët, invalidët, fëmijët, etj, por mjetet.
Halli nuk mund të qahet, duke thënë se shteti duhet të paguajë. Si dreqin mund ta mbështesë qeveria gjithë atë shtresë në nevojë, nëse kush ka më shumë, nuk paguan më shumë, kush ndot më shumë, paguan më shumë.
Sot që flasim, një tabelë është këtu, shumëkush ankohet se çmimi i naftë është rritur përtej imagjinatës, por po të kthehemi te faktet, sot diezel e benzina janë më lirë se më 2013. Nëse nuk harroni faktet e djeshme, gjykoni më mirë sot.
Unë sot nuk ju them dot ‘Dilini zot vetes edhe për çmimin e energjisë’, pasi detyra jonë është të jemi shoku i mirë në ditë të vështirë, për të gjithë ata që nuk janë në gjendje të përballojnë sfidat e jetës, dhe as pasojat e krizave.
Por, duke refuzuar kategorikisht cdo pretendim se kjo krizë e rëndë nuk ekziston, nuk ka lidhje me Shqipërinë, dhe duke thënë se kjo krizë mund të jetë me pasoja monetare të rënda për vendin, unë ju them: plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, bizneset e vogla. Stuhia e kësaj krize, sipas ekspertëve, parashikohet ta ketë fazën e saj agresive deri në verën e ardhshme. Plani ynë mbulon pikërisht këtë periudhën, ndërkohë që qeveria po përgatit një konsultim kombëtar

Të fundit

Revoltohet Adriatik Lapaj: Kur do më provoni, kur të shkoj 62 vjeç?

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, në studion e “Debat” , deklaroi se ashtu siç bëjnë shumë të...

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

SHBA-ja miratoi mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për organizatën private të ndihmave humanitare GHF, e cila ofron ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza....

Grushti paqësor i shtetit në Katar: Hamad bin Khalifa Al Thani merr pushtetin nga i ati

27 qershor 1995 Më 27 qershor 1995, në një ngjarje të paprecedentë për Lindjen e Mesme, Sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani rrëzoi nga pushteti...

Sërish lëkundje tërmeti në Tiranë, sa ishte magnituda

Lëkundje të konsiderueshme tërmeti janë ndjerë sërish ditën e sotme në vendin tonë. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për dy tërmete, magnituda e të cilëve...

Studimi: Inteligjenca artificiale po ndikon negativisht në aftësinë kritike të mendimit

Një studim i fundit nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts (MIT) ka ngritur shqetësime serioze mbi ndikimin e inteligjencës artificiale në aftësinë kritike të...

Lajme të tjera

Web TV