“Air Albania” pret ndeshjen me Poloninë: Ja plani i policisë për të ruajtur sigurinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës, masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit midis Shqipërisë dhe Polonisë, e cila do zhvillohet më datë 12.10.2021, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”.

Me qëllim marrjen e masave gjatë zhvillimit të ndeshjes Shqipëri – Poloni, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka hartuar planin e masave për mbarëvajtjen dhe sigurimin e rendit para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, të cilat do të jenë të bllokuara, nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit janë:
– Rruga përreth stadiumit “Lek Dukagjini”, rruga “Faik Konica” rruga “Dervish Hima”, rruga “ Gjergj Filipi”, rruga Asim Zeneli” rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Hyrja e tifozëve do të fillojë në orën 18:00, dhe lëvizja e tyre do të garantohet nga Policia, përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojnë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e tifozerive respektive në zbatimin e detyrimeve të mësipërme, si dhe mirëkuptimin e qytetarëve për të evituar lëvizjen me automjete në segmentet rrugore të lartpërmendura në oraret e caktuara.

 

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundërligjshme (si armë, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.) dhe çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Lexo edhe :  Broja dëmtohet sërish, sulmuesi kuqezi del nga fusha në ligën angleze

Nuk do të lejohen të futen në stadium persona pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.

Policia ju bën me dije se në rastet e prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të ndërhyjë si në ambientet e jashtme të stadiumit, ashtu dhe në ambientet e brendshme, për rivendosjen e rendit dhe shoqërimin e personave që do shkaktojnë trazira apo kryejnë veprime antisportive.

Policia e Tiranës edhe njëherë apelon për tifozëritë e dy skuadrave që të tregojnë qytetari dhe të zbatojnë rregullat dhe ligjin.

Të fundit

Çfarë është virusi HMPV që po përhapet në Kinë?

Rritja e rasteve me virusin metapneumovirus (HMPV) në Kinë ka ngjallur frikë për përhapjen e këtij virusi edhe në...

Virusi i Kinës, i njohur në Shqipëri/ ISHP: Ka pasur raste në të shkuarën

Virusi që po qarkullon në Kinë nuk është i ri.   Metapneumovirusi human është konfirmuar tek njerëzit prej vitit 2001.  Raste të tij sipas Drejtoreshës...

Ikën dielli, rikthehet shiu/ Meteorologia tregon qarqet që do kenë probleme nga reshjet

Diellit të ditëve të para të vitit të ri i lënë vendin reshjeve të shiut, ndërkohë në fundjavë pritet të ketë dhe rënie të...

Dita e Ujit të Bekuar, Rama: Riti i kapjes së kryqit në ujërat e Osumit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Ditën e Ujit të Bekuar. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga riti i kapjes së kryqit në ujërat e lumit...

I sekuestrohen 134 celularë dhe aksesorë, arrestohet 61-vjeçari në Sarandë

Në Sarandë janë sekuestruar 134 celularë, mbi 350 aksesorë celularësh dhe ora dore të markave të ndryshme, me vlerë rreth 20 000 euro.  Si rezultat...

Lajme të tjera

Web TV