“Çmontohet” banda shqiptare e kokainës në Itali, arrestohen 4 shpërndarësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një organizatë e shpërndarësve të kokainës, që funksiononte prej më shumë se një viti e gjysmë midis jugut të Marche dhe veriut të Abruzzo, u shkatërrua nga policia italiane.

Në pranga ranë 4 shqiptarë të moshave 29 deri në 39 vjeç. Të paktën 80 raste janë dokumentuar që shqiptarët ishin furnizues të personave të varur nga droga.

Shitja e kokainës bëhej në parkingjet e qendrave tregtare të cilat ishin funksionale edhe gjatë periudhës së karantinës për shkak të Covid.

Shqiptarët raportohet se aktivitetin e tyre kriminal nuk e ndaluan as gjatë bllokimit kur nuk lejohej lëvizja nëpër qytete.

Pikërisht në një ndalim nga policia nisën dyshimet dhe më pas hetimet ndaj shqiptarëve.

Tre nga shqiptarët e arrestuar rezultuan me precedentë të mëparshëm penalë.

Nga hetimet rezultoi se kokaina e trafikuar kishte arritur vlerën e rreth 100 mijë eurove në pak muaj.

Të fundit

Rehabilitimi i Stalinit në Rusi dhe stalinizmi në Shqipëri

Nga Leonard Veizi Ai ka qenë i ulur këmbëkryq këtu te ne. Fillimisht në mes të kryeqytetit, pastaj pak më...

Mosnjohje e rezultatit/ Berisha kërkon qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme

Kreu i PD shpall si zgjidhje emergjente krijimin e një qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, pasi i quan farsë zgjedhjet e...

Njihuni me parashikimin e motit për sot/ Ja zonat ku do të ketë reshje shiu!

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me...

Elena Kocaqi: Zgjedhjet prishen nga dy partitë e mëdha për interesa personale

Studiuesja dhe historiania Elena Kocaqi drejtoi për herë të parë një parti politike në zgjedhje parlamentare, formacionin Aleanca Kombëtare Shqiptare, i krijuar që prej...

Lajme të tjera

Web TV