Partitë e vogla, Mediu: Të përfaqësohen, ose të shkrihen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka hedhur një ide të re: formimin e federatës së djathtë. Në studion e Abc News-it, ai deklaroi se opozita duhet të bëj gjithçka që është në funksion të marrjes së çdo vote të elektoratit të djathtë.

Mediu sqaroi se formula e propozuar nga aleatët e Lulzim Bashës do i shërbejë edhe vetë Partisë Demokratike, duke shtuar se nëse një propozim i tillë nuk merret parasysh partitë e vogla në koalicion do të duhet të shkrihen pasi nuk mund të ekzistojnë vetëm si shtojca dhe në funksion të partive të mëdha.

Dy rrugë ka, – tha Mediu, – Ose do të shkrihen partitë e vogla ose do të përfaqësohen në elektorat”.

Ai u shpreh se PD ka patur qendrim pozitiv ndaj këtij projekti.

Brenda koalicionit opozitar drejtuese është PD. Ajo që kërkojmë ne (partitë e vogla) është të formësohet një grup koalicion brenda koalicionit që të jemi në sinergji me njëri-tjetrin. Ky nuk është konflikt por është marrëdhënie. Është një formacion që maksimalizon votën dhe për t’u formuar ky kolacion kërkohet ndërhyrje në Kodin Zgjedhor. Pra kemi kërkuar një federatë të djathtë”, u shpreh Fatmir Mediu.

Të fundit

800 mijë trupa në Gjermani, Europa bëhet gati për betejë me Rusinë

Mes paralajmërimeve për një konflikt të mundshëm të madh me Rusinë, Gjermania do të presë një nga stërvitjet ushtarake...

Nga 12 në 5 mln euro, ylli i Anglisë pranon ulje page për të veshur fanellën e Juventusit

Pas Jonathan David, Jadon Sancho duket se do jetë ylli i radhës që do të transferohet te Juventus. "Tuttosport" raporton se Juventus ka arritur...

“Unë doja letërsinë. Partia më çoi në thertore. Aty kuptova se…”

Flutura Açka, deri vonë deputete e PD, ka bërë një rrëfim për Euronews. Ajo është një grua që e filloi karrierën larg pasionit të...

Veliaj postim nga qelia: Këto 10 vite Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë”

Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe...

Zjarr masiv në kodrat e Peqinit dhe Rrogozhinës

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ditën e sotme kodrat në zonën e Karinës, ndërsa flakët janë përhapur në Peqin dhe në...

Lajme të tjera

Web TV