Kapet “Otoniel”, bosi më i madh i kokainës në Kolumbi/ Presidenti Duque: Goditje e krahasueshme vetëm me rënien e Escobar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat e armatosura të Kolumbisë kanë arrestuar Dairo Antonio Usugën, të njohur si Otoniel, një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Amerikën latine.

Presidenti Ivan Duque, e cilësoi ndalimin e Otoniel, si goditjen më të madhe ndaj trafikut të drogës në vendin e andeve që pas rënies së Escobar.

Otoniel, 50 vjeç, u kap gjatë operacionit “Osiris” në një zonë rurale të rajonit Uraba të Kolumbisë, që ndodhet në provincën Antioquia. Ai akuzohet për dërgimin e dhjetëra dërgesave të kokainës në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Duque tha se ai akuzohet gjithashtu për vrasje të policëve, rekrutim të të miturve dhe abuzim seksual të fëmijëve mes krimeve të tjera.

Kolumbia kishte ofruar një shpërblim deri në 3 miliardë pesos (rreth 800,000 dollarë) për informacion në lidhje me vendndodhjen e Otoniel, ndërsa qeveria amerikane kishte vendosur një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për ndihmën për gjetjen e tij.

“Kjo është goditja më e madhe kundër trafikut të drogës në vendin tonë këtë shekull”, tha Duque gjatë një video-mesazhi të transmetuar. “Kjo goditje është e krahasueshme vetëm me rënien e Pablo Escobar në vitet 1990.”

Një oficer policie vdiq gjatë operacionit, tha Duque.

Otoniel u ngrit për t’u bërë udhëheqës i grupit të trafikut të drogës Clan del Golfo, ose Klani i Gjirit, pas qëndrimit si gueril i krahut të majtë dhe më vonë si paraushtarak.

Klani del Golfo ka rreth 1200 burra të armatosur – shumica ish-anëtarë të grupeve paraushtarake të ekstremit të djathtë – dhe është i pranishëm në 10 nga 32 provincat e Kolumbisë.

Të fundit

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex,...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

“Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë”/ Demokratët përplasen me policinë në Theth

Deputetët e Partisë Demokratike të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, janë përplasur me efektivët e policisë në Theth, ku kishin shkuar për...

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se është njoftuar për vdekjen e shtetasit amerikan Saif Musallat në Bregun Perëndimor, në vazhdën e një sulmi të...

Lajme të tjera

Web TV