SHBA/ Çfarë do vendoset për vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i rasteve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ka rënë, por shumë zyrtarë të kujdesit shëndetësor besojnë se vaksinimi i fëmijëve të vegjël është kyç për uljen e shkallës së infeksionit.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, tha se vaksinat për fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç ka të ngjarë të jenë të disponueshme në gjysmën e parë të nëntorit. Ai tha se shumë fëmijë mund të vaksinohen plotësisht përpara fundit të vitit. Zyrtarët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së po shqyrtojnë aplikacionin e kompanive Pfizer dhe BioNTech për autorizimin e vaksinës së tyre për fëmijë.

Këshilltarët e Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të shqyrtojnë rekomandimet për vaksinën Pfizer/BioNTech në një takim javën e ardhshme. Drejtorja e këtyre qendrave, Rochelle Walensky, tha se dëshiron të veprojë me shpejtësi.

“Ne e dimë se sa shumë prindër janë të interesuar t’i vaksinojnë fëmijët e tyre midis 5 dhe 11 vjeç dhe ne synojmë të veprojmë sa më shpejt që mundemi”, tha Walensky. Kur të autorizohet, rreth 28 milionë fëmijë të kësaj grup-moshe në SHBA do të kualifikohen për marrjen e vaksinës. Në të gjithë SHBA-në, më shumë se 67 për qind e qytetarëve të kualifikuar për vaksinim, janë vaksinuar plotësisht. Numri i rasteve me koronavirus në SHBA ka rënë që nga mesi i shtatorit, kur varianti Delta ka shkaktuar valë të madhe infektimesh.

Të fundit

Çmimet e apartamenteve/ Gjokutaj: Të hartohet një strategji për banesat

Është kufizuar dhënia e kredive për blerje banese. Vendimi i Bankës së Shqipërisë u publikua në fletoren zyrtare dhe...

E pamundura

Nga Ben Andoni Nëse nuk do ishte pragndeshja e përfaqësueses tonë të futbollit kundër Serbisë, atëherë çështja e rinumërimit të qindra kutive të votimit në...

“S’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

Qytetarja nga Lezha, Mimoza Kolndreu, tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se në vitin 2016 kuptoi se vuante nga diabeti dhe në vitet...

“Më gjykuan se u ndava nga burri për Endrin”, gazetarja Ola Bruko tregon të vërtetën….

Gazetarja Ola Bruko dhe artisti Endri Prifti ishin pjesë e intervistës së radhës në Temp në A2 CNN ku folën për dashurinë e tyre,...

Vala e të nxehtit drejt Shqipërisë, anticikloni afrikan sjell nxehtësi javën e ardhshme

Një valë e fuqishme të nxehti pritet të godasë Italinë dhe rajonin, përfshirë edhe Shqipërinë, gjatë javës që vjen. Sipas të dhënave meteorologjike, një...

Lajme të tjera

Web TV