Investimet kritike/ Balluku: 10 miliardë lekë në dispozicion të sektorit energjetik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, deklaroi se sektori i energjetikës është një nga fushat më të prekura nga kriza globale.

Balluku njoftoi se në mbledhjen e sotme është marrë vendimi për garancinë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 miliard lekë. Sipas saj kjo do të krijojë kushte për të mbrojtur fashën e abonentëve familjarë dhe biznesit të vogël.

“Një nga fushat më sensitive e prekur nga kriza globale është ajo e energjisë. Na duhet të punojmë çdo ditë. Sot është marrë vendimi për garancinë sovrane për të vënë në dispozicion të sektorit energjetik 10 miliard lekë të cilat do të krijojnë kushte për të mbrojtur fashën e abonentëve familjarë dhe biznesit të vogël. Duhet të kemi parasysh që çmimet e larta globalisht sot janë një problem i madh. Na shqetëson mungesa e sasive energjetike në treg. Ajo që po bëjmë përmes akteve ligjore është krijimi i një mundësie për të siguruar këto sasi.

Dy projektvendime të rëndësishme që kalojnë sot janë shpronësimet për dy linja të rëndësishme që i konsiderojmë investime kritike. Vetëm investimet kritike që kanë të bëjnë me prodhimin do vazhdojnë të funksionojnë. Synimi ynë është krijimi i mburojës për familjet dhe bizneset e vogla. Dua të përmend dy ndryshime që kemi bërë sot më VKM 822. Të dyja ndryshimet janë bërë për të lehtësuar investimet vendase në energjinë e rinovueshme, sepse diversifikimi i burimeve të energjisë sot është më i rëndësishëm se kurrë. Gjithashtu kërkohet nxitje dhe përshpejtim i këtyre proceseve.

 

“Duke qenë se projektet bazohen në projekte të mirëfillta, kjo bën që parashikimi të jetë i saktë dhe të mos hasim vonesa në kantiere si ka ndodhur përpara. Të gjitha projektet që do nisin gjatë vitit të ardhshëm kanë të përcaktuar shumën e shpronësimit për nisjen e këtyre projekteve”, tha ndër të tjera Balluku.

 

Të fundit

Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë...

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Ilir Meta refuzon mandatin: “Nuk pranoj asnjë marifet”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Merz po verifikon modelin italian të azilit me Shqipërinë

Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të frenuar migrimin e parregullt në...

Lajme të tjera

Web TV