Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë/ Drejtoresha e spitalit: Personeli në shërbim 24 orë, të gjitha ambientet në dispozicion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e spitalit të Krujës, Yllka Sheta, në një deklaratë në lidhje me situatën për shkak të helmimit masiv të qytetarëve nga uji i pijshëm, bën me dije se fatmirësisht nuk ka patur raste të rënda.

“Simptomat janë dhimbje barku, diarre, të vjella, dhimbje koke dhe raste të rralla me temperaturë. Nuk kemi pasur raste të rënda, kanë marrë shërbimin dhe janë larguar. Aktualisht janë tre pacientë në urgjencë. Nga fillimi deri më sot (e diel- e enjte) janë rreth 500 persona, prej tyre 150 fëmijë dhe 350 të rritur. Këtu s’ka pasur fluks here tjetër”, tha ajo.

E pyetur se përse të hënën pasdite nuk pranoi që rasti ishte helmim masiv, ajo u shpreh se kjo nuk ishte hera e parë që njerëzit paraqiten me intoksikim, për të dyshuar se është i përhapur.

“Numri 30 ka qenë i mëngjesit të ditës së hënë në momentin që kemi marrë informacion në mbledhjen e mëngjesit kemi komunikuar për 30 raste të dyshuar sepse nuk është hera e parë që njerëzit paraqiten me intoksikim, që të mendosh se është i përhapur. Ditën e hënë në mëngjes kemi komunikuar me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për të informuar për këto raste“, theksoi Sheta.

Drejtoresha shtoi mes të tjerave se në spital është ofruar i gjithë shërbimi i nevojshëm për qytetarët dhe se stafi ka qenë 24 orë në gatishmëri.

“Spitali edhe pse i dëmtuar nga tërmeti nuk është i padisponueshëm, spitali i ka të gjitha shtretërit në dispozicion të kësaj gjëje që ndodhi. Të gjitha ambientet janë në dispozicion.  Desha të shtoj se shërbimi nuk i ka munguar askujt. Gjej rastin të falenderoj personelin që kanë ndenjur në këmbë 24 orë, pretendimet se spitali i Krujës nuk ka dhënë shërbim nuk qëndron sepse ata që e thonë, thjesht nuk e dinë si funksion urgjenca”, u shpreh Sheta.

Lexo edhe :  Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta diplomati dhe publicisti i njohur shqiptar (Emri)

 

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV