Çfarë po ndodh me mbretëreshën? Për dy javët e ardhshme Elizabeth “heq dorë” nga detyrat e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth është këshilluar nga mjekët të pushojë për dy javët e ardhshme dhe nuk do të kryejë vizita zyrtare gjatë kësaj kohe, tha Buckingham Palace. Sipas mediave të huaja, në një deklaratë, pallati tha se monarku mund të ndërmarrë ende disa detyra të lehta, duke përfshirë audiencën virtuale.

“Mjekët e Madhërisë së Saj kanë këshilluar se ajo duhet të vazhdojë të pushojë për të paktën dy javët e ardhshme. Ata këshilluan se ajo mund të vazhdojë të kryej detyra të lehta.”-tha pallati në deklaratën e së premtes.

Natyrisht, ky njoftim ngre shqetësime për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth. Mbretëresha është duke u rikuperuar në Kështjellën Windsor për dhjetë ditët e fundit, pas shtrimit në spital javën e kaluar, kur anuloi një udhëtim në Irlandën e Veriut.

Të fundit

38% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të ngrohin shtëpitë

38% e familjeve shqiptare nuk janë në gjendje të ngrohin banesat e tyre. “Sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria është...

Bleona Qereti bën për ‘ujë të ftohtë’ Arjan Çanin: Mos e zë emrin tim më me gojë se…

Epo u deshën vetëm pak ditë që Bleona Qereti me zë e figurë t’i përgjigjej Arjan Çanit pas deklaratave që ky i fundit bëri...

Përplasjet SHBA-Kolumbi, arrihet marrëveshja për riatdhesimin e emigrantëve

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Kolumbia ka pranuar të lejojë riatdhesimin e emigrantëve të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, pas një konflikti diplomatik...

Përkujtohet Holokausti, Hasani: Ky rast solemn na sfidon të mësojmë nga historia

Përmes një publikimi në rrjetin e tij social “X”, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Z. Igli Hasani ka reaguar në lidhje me 27...

Nga pastruese në biznesmene VIP në SHBA/ Historia e suksesit e emigrantes shqiptare

Mirela Kanini është shqiptarja që po korr sukses në SHBA. Ajo ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, historinë e...

Lajme të tjera

Web TV