“Aromë lufte”, Kuvajti hedh në kosh ‘Marrëveshjen e Paqes”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Parlamentit të Kuvajtit, Marzouq Al-Ghanim, hodhi të shtunën në mbeturina një kopje të “Marrëveshjes së Shekullit”, midis SHBA dhe Lindjes së Mesme.

Ai tha se “lindi e vdekur” dhe “duhet të hidhet në koshin e historisë”.

Gjatë konferencës emergjente të Unionit Parlamentar Arab i cili u mbajt në kryeqytetin jordanez, Aman, Al-Ghaman hodhi në kosh marrëveshjen dhe shtoi:

“Në emër të popujve arabë dhe islamikë dhe njerëzve të ndershëm të botës, unë them se këto dokumente të të ashtuquajturës ‘Marrëveshje të Shekulli’ duhet të hidhet në koshin e historisë”.

“’Marrëveshja e Shekullit’ ka lindur e vdekur, dhe njëmijë administrata dhe njëmijë institucione propagande dhe reklamimi do të jenë të padobishme në promovimin e saj”.

“Kushdo që dëshiron të promovojë një zgjidhje paqësore duhet të punojë për të krijuar kushte të shëndetshme, të barabarta dhe të drejta për negociata në ndjekjen e një paqeje të vërtetë që përfundon me një shtet palestinez me të drejta të plota në të gjithë territoret palestineze, me Jerusalemin si kryeqytetin e tij”.

Kujtojmë se presidenti amerikan, Donald Trump ditë më parë prezantoi këtë marrëveshje të cilën e quajti ‘Plani i Paqjes me Lindjen e Mesme’./Fjala.al

Të fundit

Rama: “Angela Merkel” do të hapë dyert për më shumë se 1300 nxënës në Kamëz

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, 18 korrik, pamjet e shkollës së re 9-vjeçare “Angela Merkel” në...

The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të...

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

Lajme të tjera

Web TV