Gledis Nano vizitë në Kosovë me homologun Mehmeti: Do të bashkërendim në luftën ndaj kriminelëve dhe krimit të organizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, me homologun e tij atje, Samedin Mehmetin.

Lajmi është bërë i ditur nga ky i fundit përmes një postimi në rrjete sociale. Në fokus të këtij takimi ka qenë bashkëpunimi i të dyja institucioneve në shumë fusha.

Ky bashkëpunim sipas Mehmetit do të korrë sukses në të ardhmen në luftën ndaj kriminelëve dhe krimit të organizuar.

Postimi i plotë:

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti priti në takim drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit, z. Gledis Nano
Sot, më 29.10.2021, delegacioni nga Shqipëria në krye me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së shtetit z. Gledis Nano, qëndruan për një vizitë zyrtare në drejtorinë e përgjithshme të Policisë Kosovës, ku u mirëpritën nga drejtori i përgjithshëm i PK-së, z. Samedin Mehmeti së bashku me drejtuesit më të lartë të Policisë.
Drejtori i Përgjithshëm z. Mehmeti, fillimisht u dëshiroi mirëseardhje përfaqësuesve nga Policia shqiptare dhe njëherit i uroi detyrën e re z. Nano si drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit, të cilin e njoftoi se Policia e Kosovës e vlerëson lartë bashkëpunimin në mes të dy institucioneve në të gjitha fushat e sigurisë dhe jo vetëm.

Ky takimi ishte i karakterit njoftues, por u shfrytëzua mundësia e diskutimit edhe rreth temave me interes të përbashkët, si shkëmbimi i eksperiencave dhe përvojave të deritanishme si dhe avancimi i mëtejmë i bashkëpunimit dhe ndërveprimit në mes të dy policive të të dyja vendeve.
Palët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë, mbështetjen në fusha specifike në mes të dy institucioneve policore, që rezultojnë në bashkërendimin akoma më të mirë në luftën e përbashkët ndaj veprimtarive kriminale, krimit të organizuar dhe atij transkufitar.

Të fundit

Gjysma e vdekjeve, nga zemra/ Sëmundjet kardiake, shkaku i parë i vdekjeve në Shqipëri

Një raport i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përcakton sëmundjet e zemrës si shkaktari kryesor i vdekjeve të parakohshme...

Pesë fruta që ndihmojnë në djegien e yndyrës së barkut

Nëse qëllimi juaj është të humbni peshë dhe të reduktoni yndyrën e barkut, atëherë aleati juaj është fibra. Reduktimi i yndyrës në bark nuk...

SPAK kërkon 5 vite burg për Alqi Bllakon dhe 5 vite jashtë funksioneve publike

Në përfundim SPAK kërkon shpalljen fajtor të Alqi Bllakos dhe të dënohet për korrupsion pasivë të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendor....

Si e rrëmbeu Basha faqen e Facebook PD-së dhe po e përdor për partinë e re!

Në programin e drekës në News24 po diskutohet në lidhje me krimin zgjedhore dhe rolin që kanë në këtë aspekt rrjetet sociale. Drejtori i Acromax,...

Greqia në protestë, turma të mëdha ‘derdhen’ në rrugë e sheshe (FOTOT)

Më 28 shkurt 2025, Greqia po përjeton një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit, në përvjetorin e dytë të tragjedisë hekurudhore...

Lajme të tjera

Web TV