“Sigurisht që e bën për show. I thotë miletit se “po bëjmë namin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Manjani

Shumica e automjeteve që janë sot në qarkullim blihen tek dyqane të regjistruara në Shqipëri. Pra tek pika shitje të njohura ose tek komcensionarët.

Të gjitha automjetet kur blihen, bëhen me akt noterial, ku shteti ka akses 24 orë.

Para se të bëhet akti noterial, merret një vërtetim nga instituti i barrëve siguruese.

Shumica e transaksioneve bëhen në bankë.

Çdo mjet, pavarësisht ku është blerë, regjistrohet në regjistrin publik të meteve tek DPSHTRR. Po aty bëhet kontroll fizik dhe targimi i çdo mjeti.

Të paktën një herë në vit mjetet që qarkullojnë verifikohen fizikisht për gjendjen e tyre.

Nga ana tjetër, çdo kush që ka të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë ka detyrimin të deklarojë të ardhurat.

Çdo shtetas Shqiptar ka rekorde, madje biometrike, në regjistrin e gjendjes civile.

Çdo përdorues mjeti ka të paktën një telefon celular në përdorim.

Pra shteti ka informacion të bollshëm për çdo njeri. E megjithatë prap nxjerr polic në rrugë për verifikim!!!

Sigurisht që e bën për show. Do t’i thotë miletit se “po bëjmë namin”.

Për ligjet e shkelura ditën e natën, s’ka rëndësi. Populli e ha…. Kështu thonë…

Të fundit

Tirana “historike” për Merz! Samiti i parë europian si kancelar i Gjermanisë

Takimi i “Komunitetit Politik Europian”, që bëri bashkë kryetarë shtetesh e qeverish të Europës në Tiranë, pati një rëndësi të veçantë për Fridriech Merz. Kjo...

PD kërkon kontestimin e çdo vote, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e njëjta dorë

“Gjatë numërimit të votave të Diasporës janë konstatuar një numër votash për Partinë Socialiste, të cilat duken të jenë të plotësuara nga e njëjta...

Tensionet me Macron/ Meloni mungoi në takimet e grupit të “të gatshmëve” për Ukrainën

Takimi i gjashtë i Komunitetit Politik Evropian mund të kishte qenë një mundësi për të ndrequr fërkimet në mesin e grupit të vendeve ‘Të...

“Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbal

Partia Demokratike ka vendosur të kontestojë çdo votë të ardhur nga emigrantët shqiptarë në Greqi. Pas hapjes së kutive të para, rezulton se nga vendi...

Lajme të tjera

Web TV