Në Budapest mund të pish një kafe 700… dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia hungareze ka futur në lupë hotelet e Budapestit, të cilët sistematikisht faturojnë turistëve çmime të tepruara.

Në një bar në qendër të qytetit, kamerierët u kapën nga hetuesit duke i faturuar një turisti gjerman 210 000 florina (700 dollarë) kur gjithçka që ai donte ishte vetëm një filxhan kafe dhe duke e kërcënuar nëse nuk pranonte të paguante.

Sipas policisë, pronari i barit dhe djali i tij u arrestuan.

Ata duhet të dalin para një gjyqtari për gjestin e bërë.

 

Turisti në fjalë ka raportuar se kamerierët i kanë shërbyer vazhdimisht pije që ai nuk i kishte porositur.

 

Kur ai nuk pranoi të paguante shumën e lartë, kamerierët e kërcënuan se do të thërrisnin policinë dhe madje do e akuzonin edhe për shpifje.

Ankesat për vjedhje në Budapest me këtë metodë janë shfaqur vazhdimisht në forumet e turizmit në internet.

Me këtë rast, policia kishte kohë që po hetonte në këtë lokal dhe arriti të kapte në flagrancë pronarët.

Të fundit

SPAK dhe GJKKO i liruan nga arresti, paçi fatin e Berishëve

Jakin Marena Në fillim ishte Sali Berisha ai që i dha fund ‘këngës’ së përditshme në majë të ballkonit të katit të...

E bujshme! Real Madrid dhe PSG këmbejnë dy yje në merkato

Real Madrid dhe PSG do të përballen mes tyre të mërkurën në gjysmëfinalen për Kupën e Botës për Klube. Por përveç kësaj përballje në...

Arrestimi i Noizyt në Zvicër/ Stresi zbulon emrin: Ja kush e çoi në burg reperin

Pas raportimeve për arrestimin e reperit të njohur Noizy, ka reaguar menjëherë, Stresi.  Në një postim në Instagram, ai ka hedhur dritë mbi ngjarjen...

KAS rrëzon PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar me shumicë votash kërkesat e Partisë Demokraitke, Aleanca për Shqipërinë Madhështore, për të shpallur pavlefshmërinë e...

Stuhia paralizon fluturimet në Hungari/ Aeroporti i Budapestit mbyllet përkohësisht

Aeroporti Ndërkombëtar i Budapestit ka pezulluar përkohësisht operacionet për shkak të dëmeve të pësuara gjatë një stuhie të fortë që goditi sot vendin, pasi...

Lajme të tjera

Web TV