OFL i vë në sitë pasurinë/Avokati i Shullazit: S’ka pasuri! Gjyqi, i montuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe ka reaguar pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi me shkrim kërkesën për të justifikuar pasurinë.

Sipas Meçes, pasuria e Shullazit ka kaluar në sitën e ligjit antimafia dhe nga ky hetim sipas avokatit, ai nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme.

Avokati Meçe,  ka hedhur akuza edhe për mënyrën se si po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit, në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Sipas tij, ky është një proces i montuar, ndërsa thotë se e vetmja pasuri që Emiljano Shullazi ka, është një banesë dhe një sipërfaqe në një objekt, duke iu referuar ish-hotel  “Vollgës” në Durrës.

U njoha me lajmin që OFL i ka dërguar klientit tim kërkesë për të paraqitur deklaratë mbi pasuritë. Sipas meje është një “shoë”, sikundër ka rezultuar edhe në ndonjë rast të mëparshëm .Në dijeninë time, pasuria e klientit tim e ka kaluar sitën e ligjit Antimafia dhe ai nuk ka rezultuar me pasuri të paligjshme, produkt i ndonjë vepre penale apo të pajustifikuar nga burime të ligjshme. Pavarësisht zhurmës mediatike që po e shoqëron procesin kundër tij pothuaj prej 4 vjetësh, proces ky i montuar, ku janë shkelur të gjitha parimet mbi të cilat ngrihet një proces i rregullt penal, klienti im nuk zotëron pasuri të paligjshme, madje nuk zotëron pasuri veç banesës së tij dhe një sipërfaqe në një objekt, që është legjenduar si e marrë me dhunë, por që gjithsesi është objekt i shqyrtimit gjyqësor, i cili ende nuk ka përfunduar. OFL- ja përpara se të kërkonte prej tij deklarimin e pasurisë, do ishte mirë të kishte kryer qoftë dhe një verifikim dhe të mos ushqente me zhurmë të panevojshme opinionin publik. Sipas meje, ky është një ndikim i hapur dhe i paligjshëm në procesin që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit përr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar! Megjithatë, klienti im nuk ka asgjë për të fshehur dhe do t’i përgjigjet OFL në kohë dhe në mënyrë të plotë”, tha avokati Vladimir Meçe.

Lexo edhe :  “Puthje për të gjithë ju që…”, Parashqevi Simaku flet për Fest ’63

Lexo edhe: Emiljano Shullazi në paraburgim/ OFL i fut në skaner pasurinë

Operacioni Forca e Ligjit këtë radhë ka futur në skaner edhe pasurinë e Emiljano Shullazit. Ai ndodhet në paraburgim dhe po gjykohet nga gjykata e Tiranës, e cila e ka zvarritur pambarim procesin gjyqësor ndaj tij, ndërkohë që ky i fundit ka kërcënuar edhe familjarë të gjyqtarëve që janë në proces.

Sipas OFL-së, Emiljano Shullazi po gjykohet për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

Njoftimi i policisë: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në këtë kuadër OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

– E. Sh, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet i paraburgosur, pasi ndaj tij po zhvillohet gjykimi për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

– Gj. C., me banim në Tiranë, pasi në vitin 2006, Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.  Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL, që prej nisjes së operacionit e deri sot, u ka dërguar kërkesë për vetëdeklarim të pasurisë 13 personave, si dhe ka sekuestruar: një vilë, një karburant, 6 banesa, 3 automjete dhe 1900 m2 truall, arë.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV