Veliaj: ‘Ballkani i hapur’, projekt më i afërt nëse përqafohet nga të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinj nga i gjithë Ballkani, pjesë e forcave politike të majta, kanë përmbyllur në Tiranë modulin e këtij viti të Akademisë së Politikave Progresive në Ballkanin Perëndimor.

Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për të rinjtë pjesëmarrës së kësaj Akademie, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se forume të tilla janë një mundësi fantastike për të folur me të rinj aktivistë të partive të majta nga të 6 vendet e Ballkanit.

Vitin tjetër Tirana do të jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë” me mbi një mijë aktivitete kulturore dhe sportive, por ka një hapësirë edhe për të rinj që janë të angazhuar në politikë. Unë besoj se “Ballkani i hapur” është një projekt edhe më i afërt, nëse edhe të rinjtë e kapin thelbin që tani. Nëse bashkëpunimi mes të rinjve të 6 vendeve fillon tani, atëherë kemi prodhuar një gjeneratë politikanësh të cilët nuk kanë nevojë të njihen kur të bëhen 40-50 vjeç.

Jam shumë entuziast për këtë nismë! I falenderoj shumë kolegët e Fondacionit “Qemal Stafa” dhe Fondacionit “Olof Palme”, miqtë tanë nga Suedia, sepse besoj se vetëm politikat progresive mund ta çojnë Ballkanin përpara. Politikat nacionaliste, të bazuara tek urrejtja, tek inati për tjetrin, te rikthimi dhe stër rikthimi i histories, pas janë të padobishme.

Nuk mund të kemi një gjeneratë tjetër që rritet me hesapet e së kaluarës, por duhet të kemi një gjeneratë që rritet me ëndrrat e të ardhmes dhe sot është një moment që si Ballkan të ëndërrojmë, por edhe të projektojmë të ardhmen tonë,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai gjithashtu nënvizoi faktin që vitin tjetër Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe kjo është një ftesë e hapur tha ai edhe për të rinjtë e angazhuar në politikë. Barazia gjinore, beteja e përbashkët globale për mjedisin, lufta kundër dezinformimit dhe lajmeve të rreme, bashkëpunimi rajonal dhe politikat sociale ishin disa nga temat e diskutuara me të rinjtë e Akademisë ProgWeb.

Të fundit

Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Komisionerja e BE për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos ka zhvilluar nje takim me lideret e Ballkanit...

Butrint Imeri nuk heq dorë nga vajzat e famshme, bën publike lidhjen me modelen

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me modelen turke. Dyshja është kapur mat në një...

“Burri më kërcënoi me thikë”,flet gruaja nga Korça:Erdhi i pirë, më mbrojti djali i vogël

Një grua nga Korça ka rrëfyer momentet e frikës që përjetoi pasi u kërcënua me thikë nga bashkëshorti i saj 57-vjeçar. Sipas saj, burri i...

I dërguari amerikan: Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë

Evropa do të konsultohet, por përfundimisht do të përjashtohet, nga bisedimet e planifikuara të paqes midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës, ka zbuluar i dërguari...

Incidenti me makinë në Mynih, humb jetën nëna dhe vajza e saj

Një vajzë 2-vjeçare dhe nëna e saj 37-vjeçare, të cilët u plagosën rëndë në sulmin e së enjtes në Mynih, kanë vdekur nga plagët...

Lajme të tjera

Web TV