Shkencëtarët zbulojnë pse koronavirusi u përhap kaq shpejt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët së fundmi kanë deklaruar se koronavirusi mund të rezistojë në sipërfaqe të ndryshme deri në 9 ditë. Sipas hulumtimeve të bëra në Gjermani, virusi mund të mbetet nëpër sipërfaqe katër herë më shumë sesa gripi normal.

U zbulua se koronaviruset Sars dhe Mers mund të vazhdojnë të qëndrojnë infektive në temperaturën e dhomës deri në nëntë ditë. Mesatarja është katër deri në pesë ditë. Prof Kampf, i Institutit të Higjienës dhe Mjekësisë Mjedisore në Spitalin Universitar Greifswald, tha: “Temperatura e ulët dhe lagështia e lartë e ajrit rrisin më tej jetëgjatësinë e tyre”.

Gjatësia e kohës që viruset e ftohtë mund të jetojnë jashtë trupit është edhe më e shkurtër – zakonisht vetëm disa orë.

Koronavirus 2019-nCov, i quajtur virusi Wuhan, tashmë ka marrë më shumë se 1.000 jetë – më shumë se shpërthimi i virusit Sars në vitin 2003.

Të dy kanë origjinën nga Kina dhe virologët thonë se ato janë gjenetikisht të afërt. Nuk ka terapi specifike. Parandalimi ka një rëndësi të veçantë në mënyrë që të frenohet epidemia, tha Prof Kampf.

Ekspertët supozojnë se rezultatet nga analizat e koronavirusëve të tjerë janë të transferueshëm në virusin më të fundit.

Koronaviruse të ndryshëm u analizuan dhe rezultatet ishin të gjitha të ngjashme./Fjala.al/Burimi: The Mirror

Të fundit

Pesë arsyet pse duhet të pini kafe para se të shkoni në palestër

Hulumtimet e fundit zbulojnë 5 arsye që janë të mira për ne dhe duhet të pini një filxhan kafe...

Bilanci i janarit, Koçiu: Investime në shëndetësi dhe mbrojtjen sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë publik këtë mëngjes, bilancin e investimeve dhe reformave të ndërmarra nga institucioni që ajo...

Po na “zhgënjen” shumë zoti President!

Nga Myslim Murrizi Të “ lutem” shumë, të paktën mos na i pengo pagesat për komisionin Xhafaj të “specialistëve” të Sorosit, se ndryshe na “more”...

Fundjava me aksidente/ Qibini: Përveç gjobës, duhen dhe masa administrative për shkelësit

Kjo fundjavë që lamë pas ka qenë e mbushur me aksidente. Sipas ekspertit rrugor, Islam Qibini, shkak janë bërë lëvizjet e shtuara dhe shpërfillja...

Preç Zogaj për protestën e 8 shkurtit: Ndoshta demokratët duan të testojnë…

Analisti Preç Zogaj ka komentuar protestën e planifikuar nga Partia Demokratike më 8 shkurt, duke u shprehur skeptik mbi efektivitetin e saj. Sipas tij, PD...

Lajme të tjera

Web TV