Dhuna ndaj gazetares Anila Hoxha/ Rama: Zero tolerancë për këdo që dëmton imazhin e Policisë së Shtetit dhe hedh hije mbi rezultate e punës së tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dënuar rastin e dhunës ndaj gazetares, e cila u shty dhe rrëzua në tokë bashkë me operatorin nga një efektiv policie. Rama tha se në raste të tilla do të ketë zero tolerancë dhe do të përjashtohet nga radhët e policisë, pasi nuk do të lejohet që të hidhet hije mbi punën e policisë së shtetit.

“Polici që keqtrajtoi në mes të rrugës një gazetare hedhin hije mbi punë  dhe sakrificat dhe mbi gjithë këto rezultate. Patjetër që çdo njëri prej jush që çdo mëngjes del nga shtëpia për të shkuar në një front të vështirë, nuk e  meriton që në punën e tij dhe në imazhin e uniformës së ai/ajo veshin të ketë të tilla skërkala balte që vijnë nga shkelja e patolerueshme e vijës së sjelljes së policisë së shtetit, prandaj është e arsyeshme të vepron pa asnjë tolerancë ndaj këtyre individëve duke i larguar menjëherë nga policia e shtetit, por është e rëndësishme të theksohet domosdoshmëria që të mbanë parasysh se trupa e policisë së shtetit, figura e tyre është mishërimi i ligjit , nuk kërcënon, nuk shan por ligji vepron”, tha Rama

Efektiv që shty dhe rrëzoi gazetaren Anila hoxha dhe operatorin që e shoqëronte është shkarkuar nga detyra. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku gazetarët kishin vajtur për të raportuar në Qafë Mollë ku u gjet i vrarë dhe i groposur biznesmeni Ruzhdi Hoxha. Gazetarët nuk u lejuan nga policia të filmon dhe t’i afroheshin vendit të ngjarjes, ndërsa një nga efektivët e policisë është nervozuar dhe ka shtyrë me forcë një operator. Ky i fundit ka rrëshqitur dhe më pas ka rrëzuar në tokë edhe gazetaren Anila Hoxha, të cilët përfunduar në një rrëpirë buzë rrugës.

Të fundit

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

Lajme të tjera

Web TV