KOSOVA/ Buxheti i shtetit prej 2 miliardë e 748 milionë euro, çfarë thonë ekonomistët…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jakup Bellaqa

Qeveria e Kosovës,  ka miratuar Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022 në vlerë prej 2 miliardë e 748 milionë euro, 8.7 për qind krahasuar me buxhetin e rishikuar të këtij viti, apo 220 milionë euro më shumë.

Nga ky buxhet, për herë të parë, do të ndahen mbi 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës. në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se “këso buxheti s’ka pasur kurrë Kosova”.

Nw Buxhet evidentohet fakti se me këto mjete do të niset ndërtimi i 50 çerdheve në gjithë vendin, 45 milionë euro do të ndahen për të mbështetur lehonat dhe shtesat për fëmijë, s’do të ketë pensione nën 100 euro e do të ndahen 50 milionë euro për borxhet nga shpronësimet, e 40 milionë euro për Trepçën dhe Telekomin, 10 milionë euro për blerje të ambasadave e dy milionë euro për Preshevën e Bujanovcin.

Po ashtu  do të ndahen mjete edhe për mbushjen e rezervave shtetërore. “Ata i kanë zbrazur e ne do të ndajmë 10 milionë euro për muajt në vijim ashtu që ta zëmë t’i mbushim me grurin tonë të Kosovës, në mënyrë që të mund t’i përdorim sa herë ka lëkundje të çmimit në bursë për të garantuar stabilitetin e bukës”, objektivat janë ringjallja ekonomike, riorientimi i ekonomisë drejt prodhimit dhe përkrahja e punësimit.

 Por cili është vlerësimi i sipas këndvështrimit ekonomik lidhur me Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022?

Konstatojmë se, orientimin i buxhetit për  shpenzimin për vitin 2022 e vlerësojmë si hap pozitiv. Kjo sepse prioritetet janë të dobishme dhe produktive.

“Vlen te theksojmë disa si ne vijim, mbështetja për prodhuesit vendorë për vitin 2022 është 40 milionë euro, pastaj skema e garantimit për punësimin e të rinjve është 20 milionë euro, mbështetja për bujqësi 70 milionë euro, investimet në ndërmarrje publike 40 milionë euro, pajisje moderne për policinë dhe zjarrfikësit 10 milionë euro, investimi në ushtri 100 milionë euro, si dhe rritja e ushtrisë me ushtarë te rijnë prej 840 euro” shton ai.

Unë vlerësoj se këto shpenzime buxhetore për vitin 2022 ndikojnë në rritjen ekonomike dhe sigurojnë mirëqenie ekonomike si dhe e rrisin cilësinë e jetës në Kosovë.

Lexo edhe :  Niveli më i ulët historik! Rënia e euros në këmbim me lekun, thyen rekorde të reja

Sipas meje, kjo rritje buxhetore nuk ka ndodhur qe 20 vite dhe do ndikojë në rritjen e Bruto Produktit Vendor (PBB), dhe në rritjen e të hyrave fiskale dhe e rigjallëron dhe e konsolidojnë ekonominë  në këto aspekte.

“Ky buxhet gjithashtu kontribuon edhe në ndaljen e inflacionit sepse rritet produkti vendor dhe zvogëlohet importi/ rritet eksporti, zvogëlohet papunësia, por shpresoj që këto mjete të menaxhohen në mënyrë racionale”.

Gjithashtu vlerësojmë  se në parim është buxhet që tregon orientim social dhe  likuiditet financiar.

“Ky buxhet është për tu admiruar por mbetet të shihet impelmentimi sepse ka projekte që do zgjatin për disa vite”

Gjithashtu vlen të theksojmë se shpresoj që në vitin 2022 që ekzekutivi i vendit ta rrisë  pagën minimale dhe pagën maximale, sepse paga minimale është 130-170 euro ndërkohë që do të duhej të jetë 250 300 euro, ndërsa paga mesatare bruto 466euro ndërsa paga mesatare neto 416 euro.

Të fundit

Rama ndan pamje nga Lëpusha: Mrekulli e Alpeve tona

MALËSI E MADHE- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka promovuar bukuritë natyrore të Lëpushës dhe Kelmendit, në Malësinë e...

Rriten tensionet SHBA–Venezuelë, Trump dërgon forca ushtarake në Karaibe

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e...

1944 – Konferenca e Dumbarton Oaks, si u parapri organizimi i OKB-së

Në verën e vitit 1944, Lufta e Dytë Botërore ishte drejt fundit, por bota ishte ende e mbërthyer nga shkatërrimi dhe pasiguria. Që prej...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha

Nga Ben Blushi Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë ruse të cilët kishin shkuar...

Lajme të tjera

Web TV