Afrim Krasniqi: Partitë në Shqipëri mbajnë sekret anëtarët, delegatët dhe financimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Politologu i njohur Afrim Krasniqi shprehet se legjislacioni shqiptar për partitë politike ka nevojë për një reformim të thellë dhe rrënjësor, që do të garantonte transparencë. Nisur nga përplasja në Partinë Demokratike për mandatet e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit të kësaj force politike, Krasniqi sjell shembullin e Estonisë dhe thotë se partitë aty i përditësojnë “online” të dhënat për të gjithë anëtarët, që nga kontributet deri te ata që largohen apo ndërrojnë jetë.

“Për të kuptuar diferencën midis konceptit tonë mbi politikën, partitë, anëtarët dhe “sekretin “shtetëror! Në Shqipëri asnjë parti nuk tregon jo vetëm listën e anëtarëve, por as financimin real të tyre, as emrat e strukturave drejtuese lokale dhe as vetë strukturën drejtuese, p.sh në Tiranë. Janë sekret.

Tek PS sistemi i patronazhistëve tregoi se lista e qytetarëve, të dhënat personale në e-albania dhe bindjet politike të qytetarëve nuk ishin sekret, por ama lista e anëtarëve të PS është sekret. Tek PD sekret janë jo vetëm anëtarët (lista nuk iu dha as kandidatëve për kryetar partie), por edhe delegatët e një Kuvendi Kombëtar janë sekret!”, shkruan Krasniqi.

 

 

 

Të fundit

Pas 12 ditë bombardimesh “hapet qielli” mbi Irak

Pas 12 ditësh ndërprerjeje totale të trafikut ajror civil mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Iranit, avionët kanë nisur...

Policia gjen fëmijën 4-vjeçar të humbur, rikthehet pranë prindërve

Një fëmijë rreth 4 vjeç është gjetur sot nga Policia e Elbasanit në qendër të qytetit, i pashoqëruar nga të afërm. Menjëherë pas identifikimit, Policia...

Murrizi: Bombardimet në Izrael e Iran nuk ndalen pa mbaruar rinumërimet në Tiranë

Myslim Murrizi ka ironizuar zhvillimet e fundit në botë, por dhe në Tiranë, ku prej disa ditësh ka nisur rinumërimi i votave. “Pas 12 diteve...

Akses për personat ndryshe, Pogradeci me më shumë plazhe publike se private

Pogradeci mund të jetë ndoshta qyteti i vetëm në vend ku hapësirat publike përgjatë bregut të liqenit janë më të shumta se plazhet private. Dhe...

Hetimet për inceneratorin/Shtyhen për herë të katërt me 3 muaj hetimet për Ahmetajn

Prokuroria e Posaçme ka shtyrë sërish me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj lidhur me hetimet për dosjen e inceneratorëve. Pas shtyrjes së hetimeve 3...

Lajme të tjera

Web TV