Polonia po përgatitet për një sulm nga emigrantët në kufirin me Bjellorusinë gjatë mbrëmjes së sotme, pasi mori informacione për një grumbullim të madh të trupave armike. Rojet e forcave kufitare polake pretendojnë se bjellorusët kanë lëshuar udhëzime, pajisje dhe armë për të detyruar mijëra emigrantë të bllokuar në BE të sulmojnë gjatë mbrëmjes. Sulmi besohet të jetë planifikuar në kufirin e Kuźnicës, një nga dy kryqëzimet kryesore nga Polonia në Bjellorusi.
Varshava, nga ana e saj, po përpiqet të lëvizë në një linjë me BE-në, por rojet e saj kufitare po sulmohen nga lazerët specialë të ushtarëve bjellorusë për të parandaluar emigrantët të hyjnë në Evropë. Në fakt, ushtarët bjellorusë kanë arritur deri në pikën e hapjes së vrimave në digën në kufirin me Poloninë për të lejuar refugjatët e dëshpëruar të kalojnë në Europë.
Një zëdhënës i Forcave Kufitare Polake tha për MailOnline:
Pasi kaluam një natë të qetë pranë kampit në Kuzinica, tani po vëzhgojmë një grup oficerësh policie bjellorusë, të cilët janë të armatosur. Ne jemi të vetëdijshëm për trazirat mes emigrantëve.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes polake ka postuar një video ku shfaqen qindra emigrantë pas një gardhi me tela me gjemba në anën bjelloruse të kufirit. Oficerë shtesë bjellorusë kanë mbërritur në zonën e Kuznicës dhe ka një lëvizje të konsiderueshme mes emigrantëve. Rreth 50 emigrantë thuhet se kanë depërtuar të shtunën në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë pranë fshatit Stadina. Polonia ka një numër prej rreth 15,000 ushtarësh, ndërsa rojet kufitare dhe policia ndodhen aktualisht në kufi.