Nëntor 1859/ Zhapat e Labovës, si i ngjallën Lojrat Olimpike në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 1859, në Athinë ringjallen Lojrat Olimpike moderne pas rreth 1500 vjetësh. Fillimisht ato u quajtën Lojrat Olimpike të Zhapës, pasi u sponsorizuan e financuan nga Vangjel Zhapa, filantropist i lindur në vitin 1800 në Labovën e sipërme, fshat afër Tepelenës, (sot në qarkun i Gjirokastrës).

Vangjeli e la fshatin e lindjes që  në moshën 13 vjeç dhe shkoi në Janinë. Aty gjen mbështetjen e labovitit tjetër Vangjel Meksi, kryemjek në oborrin e Ali Pashës (Vangjel Meksi (1770 – 1821) njihet si autor i një gramatike shqipe dhe përkthyesi i parë në shqip i Dhiatës së re.

Në moshën 20 vjeçare, Zhapa regjistrohet në forcat e Ali Pashë Tepelenës. Pastaj iu bashkua luftës greke për pavarësi nga perandoira osmane, duke luftuar përkrah suljotëve të Marko Boçarit. Pas revolucionit grek, aty nga viti 1831, Vangjel Zhapa largohet nga Greqia dhe vendoset në Rumani ku merret me spekullime në tregun e pasurive të patundshme.

Në vitin 1850, Zhapa njihet si një ndër afaristët më të pasur në Evropën lindore. Përveç ndihmave për ringjalljen e Lojrave Olimpike, Vangjel Zhapa dhuroi shuma të mëdha në drejtim të themelimit të shkollave, bibliotekave dhe institucioneve të tjera të ngjashme arsimore në të gjithë botën e pushtuar osmane, nga Stambolli deri në Labovë. Vangjel Zhapa vdiq në vitin 1865

 

Të fundit

Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet

Kryebashkiaku i Tiranës gjatë fjalës së tij në ceremoninë e çeljes së programit për Drejtuesit e Shkollave dhe Kopshteve,...

Studimi: Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga demenca

Vaji i ullirit është cilësuar prej kohësh si një ‘super ushqim’ që mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë kur konsumohet si pjesë e...

Dërgoi njoftime të gabuara, Apple pezullon opsionin e lajmeve të gjeneruara nga AI

Inteligjenca Artificiale (AI) ka problemet e saj. Këtë e tregon më së fundmi edhe një vendim i Apple. Gjigandi teknologjik vendosi të pezullojë një...

Hasani vizitë pune në Kiev: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për Ukrainën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, po zhvillon sot (17 Janar) një vizitë pune në Kiev të Ukrainës, ku po merr...

Piku i virozave/ Fluks vizitash në pediatrinë e Durrësit. Ja çfarë këshillojnë mjekët

Mbi 300 persona paraqiten çdo ditë në urgjencën e Spitalit të Durrësit për shkak të virozave të stinës. Sipas mjekëve, situata përballohet me vështirësi, ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV