Gripi vjen në Shqipëri, identifikohen dy raste me AH1N1, ngatërrohet me Covidin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapen rastet e para me gripin e stinës. AH1N1 është virusi që po qarkullon këtë periudhe krahas  koronavirusit. Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik sqaron se gripi i tipit A   deri tani është konfirmuar në dy persona.

“Në Shqipëri është izoluar virusi i gripit në dy persona deri tani. Ne kryejmë testime dhe për grip dhe për Covid, të cilat i kryejmë kryesisht në popullata te caktuara, sidomos dhe në spitale që mund të jenë Covid negativ, por kane grip. Gripi i identifikuar deri tani është AH1N1”.

Por krahas gripit dhe koronavirusit, ekspertët e Shëndetit Publik kanë gjetur në qarkullim edhe virusin respirator “Sinsicial”. Klinika e tij është e ngjashme Covidin, por vetëm tamponi ndan llojin e sëmundjes. Silva Bino thotë se ky virus është më i rrezikshëm te fëmijët dhe tek të moshuarit.

“Po kemi identifikuar dhe virusin respirator “Sinsicial” dhe viroza të tjera. Është më i rrezikshëm tek fëmijët dhe tek të moshuarit. Klinika e tij është e ngjashme me Covidin dhe gripin, mund të shkaktojë forma të rënda dhe bllokim të mushkërive”.

Bashkë qarkullimi i koronavirusit, i gripit të stines dhe virozave respiratore pritet ta rëndojnë situatën epidemiologjike në dimër. Bino u bën thirrje qytetareve të mos heqin maskat si dhe  vaksinohen ndaj Covidit dhe gripit të stinës.

“Masa e kontrollit është mbajtja e maskës dhe eliminimi i i grumbullimeve të mëdha. Nëse nuk do t’i zbatojmë këto, është e kotë t’i vëmë fajin vaksinës. Nga ana tjetër popullata duhet t’i drejtohet vaksinës”.

Në qendrat shëndetësore vijon të merret vaksina e gripit, kryesisht nga të moshuarit të cilët po kryejnë dhe dozën përforcuese anti-Covid. Ndërsa të rinjtë vijojnë të jenë hezitues ndaj vaksinës anti-Covid edhe pse infektimet po përhapen masivisht edhe te këto grupmosha./ A2CNN

Të fundit

Bashkia rrit me 10 lekë biletën urbane, nuk ofroheshin operatorë të rinj!

Qytetarët e Korçës që përdorin transportin urban tashmë do të paguajnë 10 lekë më shumë për biletën. Këshilli bashkiak...

A e ftuat Kryemadhin në Konventën e PL?/ Blushi: Nuk bëmë dasmë që të shpërndajmë ftesa!

Në studion e News 24 ishte i ftuar Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi. Ai u pyet nëse zonja Monika Kryemadhi kishte një...

Limonat “kalben” në degë! Importi vijon të mbetet armik

Mungesa e tregut të shitjes dhe çmimi i ulët ka bërë që shumë agrume të mbeten ende në pemë pa u vjelur. Një nga këto...

Disa rregulla të arta, si të manifestoni dëshirat tuaja

Po kërkoni ta provoni vetë manifestimin? Këtu janë hapat që ju propozojnë ekspertët për të provuar të shfaqni gjithçka që dëshironi, përfshirë paratë dhe...

Danilo sulmon Juventusin: Nuk është më një familje, ndaj vuajnë

“Juventusi ishte ndoshta klubi më i rëndësishëm i karrierës sime. Kam ndërtuar një histori të mrekullueshme me tifozët, lojtarët dhe qytetin, ku kam qenë...

Lajme të tjera

Web TV